RMV, mbi 20 mijë të rinj kërkojnë punë aktivisht, derisa 40 % e kuadrit me arsim të lartë gjendet jashtë

Në gjithë vendin, nga 101.748 qytetarë që kërkojnë punë aktivisht, të rinj të moshës deri 29 vjet janë 20.698, apo 20% nga numri i përgjithshëm që kërkojnë punë aktivisht, transmeton Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut papunësia në vitin 2019 ka qenë 17.3 % në bazë të Entit shtetëror për revizion (revizioni i tregut të punës për periudhën 2017-2020), duke marrë parasysh se 1.684.820 qytetarë llogariten si të aftë për punë, prej tyre 964.014 popullatë aktive, ndërsa të punësuar në atë periudhë kanë qenë 797.651 qytetarë.

“Duke analizuar periudhën e pritjes së të rinjve deri në punësim, vërejmë që rreth 70% e të rinjve punësohen  në periudhën deri 11 muaj, derisa 24% e të rinjve presin punësim në periudhën prej një deri tre vjet”, raportojnë nga Revizioni, duke sqaruar që 7% presin katër vjet ose më shumë.

Në strukturën e të rinjve të papunë, më së shumti dominojnë personat që kanë kryer shkollën e mesme, edhe atë  40%, pastaj personat pa arsim dhe me shkollë fillore janë 37% në vitin 2019, ndërsa 18% e të papunëve janë me arsim të lartë, gjë që ka ndikuar edhe në largimin e kuadrit me arsim të lartë jashtë vendit.

“Vlerësimet dhe analizat nga Banka Botërore tregojnë që deri në vitin 2010 jashtë RMV-së jetojnë dhe punojnë 29.1% e kuadrit me arsim të lartë, ndërsa sipas të dhënave të fundit dhe analizës së fundit në vitin 2019 shkalla është rritur dhe është pothuaj afër 40% apo më shumë se një e treta nga kuadri me arsim të lartë”, raportojnë nga Revizioni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button