RMV, ueb-faqja për vaksinim edhe në gjuhën shqipe pas reagimit të Portalb

Ministria e Shëndetësisë mundësoi që ueb-faqja ku bëhet aplikimi për vaksinim kundër Kovid-19 të jetë edhe në gjuhën shqipe, transmeton Portalb.mk.

Përmes kësaj faqe, qytetarët ku qytetarët mund të regjistrohen si persona që dëshirojnë të vaksinohen. Por, fillimisht kjo faqe ishte vetëm në versionin maqedonisht, jo edhe atë në shqip, për çka reagoi Portalb.mk, duke kërkuar edhe sqarim nga autoritetet.

“Ne dje e lëshuam, ju dëshironi që në një ditë gjithçka të mbarohet. Nuk mundet, sistemi po përgatitet, po duhet të ketë dhe do të ketë”, patën deklaruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, vetëm ueb-faqja vakcinacija.mk është funksionale, derisa ueb-faqja kovid19vakcinacija.mk akoma është jofunksionale. Ministria kishte sqaruar që çdo qytetar i interesuar që dëshiron të pranojë vaksina kundër virusit korona, mund të paraqitet në ueb-faqen. Filipçe kishte sqaruar që sistemi vetë do të gjenerojë prioritetet, që do të thotë se do të marrë të dhëna edhe për të rinjtë që nuk kanë sëmundje kronike, ndërsa të cilët shprehin gatishmëri për tu vaksinuar dhe atëherë kur të vij rendi për vaksinimin ata njoftohen në përputhje me rrethanat.

Vaksinat e para në vend akoma nuk kanë arritur, edhe pse sjellja e vaksinave si donacion nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, ishte paralajmëruar të ndodhë më 11 shkurt, por u prolongua për disa ditë, ndërsa si arsye për këtë dy qeveritë theksuan dokumentacionin teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button