Në Kosovë ndërruan jetë 4 pacientë me Kovid-19

Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar 290 raste të reja me virusin korona, ndërkohë janë shëruar 336 pacientë, por betejën e kanë humbur pacientë, transmeton Portalb.mk.

Betejën me virusin korona deri më tani e kanë fituar 55.560 pacientë, ndërsa 1.544 kanë ndërruar jetë, nga 64.095 pacientë që janë infektuar deri më tani me këtë virus. Raportohet që në Kosovë janë 6.991 raste aktive.

Instituti i shëndetit publik njoftoi që në Prishtinë janë 111 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Gjilan 10 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 7 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik, Novobërdë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button