RMV, javën tjetër do të vazhdojë shkatërrimi i mijëra granatave dhe armëve

Në Maqedoninë e Veriut më 16 shkurt do të vazhdojë shkatërrimi i një prej sasive shpërthyese më të mëdha që është gjetur deri më tani në vend, transmeton Portalb.mk.

Shkatërrimi i tyre do të realizohet në hapësirën ushtarake Krivollak, nën organizimin e piroteknikëve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, shoqëruar me punonjës të Armatës dhe Policisë. Së bashku me granatat e gjetura në Manastir, planifikohet edhe shkatërrimi i 300 armëve të gjetura në fshatin Frëngovë në Strugë.

Ky proces që ka filluar në dhjetor të vitit 2020, planifikohet të realizohet edhe më 19 dhe 23 shkurt.

Në Manastir raportohet që janë gjetur rreth 12 mijë granata të kalibrit 75 milimetra, që vlerësohet se në rast se do të eksplodonin, gjithë qyteti do të rrezikohej. Granatat janë vendosur gjatë ikjes, që mos të shfrytëzohen nga kundërshtarët. Theksohet se kjo është sasia më e madhe e granatave të pashpërthyera në Ballkan, që prej Luftës së parë botërore.

Në lidhje me kontributin e tyre në zbulimin e një sasie të madhe të granatave afër stadiumit të Manastirit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 25-të vendosi të shpërblejë 7 punonjës të Drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim me nga 30 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button