Do të ketë rishqyrtim edhe të rastit gjyqësor “27 Prilli” pas rënies së Zaevit, paralajmëroi Mickoski

Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Micskoski, paralajmëroi revision për disa raste gjyqësore, që i vlerëson vendime politike dhe të diktuara, transmeton Portalb.mk.

“Prokurorinë e kemi të kapur, ku diktohen akuzat, jo vetëm për 27 prillin, por edhe për një fushë më të gjerë, të cilat shërbejnë për ndjekje politike. Kemi një gjyqësor që funksion nën diktat”, deklaroi Mickoski, duke theksuar që vendimet merren nga Zoran Zaev dhe LSDM-ja.

Mickoski vlerësoi që Maqedonia e Veriut është edhe një regjim hibrid, duke përkujtuar edhe vlerësimin e “Transparency International”., ku vendi ka shënuar renditjen më të keqe historike në indeksin e korrupsionit.

“Në qeverisjen e radhës të VMRO-DPMNE-së, gjithë akuzat e diktuara, gjithë gjykimet e porositura do t’i shqyrtojmë”, deklaroi Micskoski, duke apostrofuar rastin e 27 prillit dhe raste tjera në përgjithësi.

Ndryshe, dje Gjykata e Apelit Shkup ka miratuar vendim ndaj ankesave të 16 të dënuarve në shkallë të parë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të dhe pjesërisht i ka konfirmuar aktgjykimit për veprën penale “Rrezikim Terrorist të Rendit Kushtetues dhe Sigurisë”.

Më 15 mars të vitit 2019-të, Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin, me të cilin të lartpërmendurit i shpalli fajtorë. Prokuroria në krye me Villma Ruskovskën ka ngritur akuzë edhe për organizatorët e ngjarjes, gjegjësisht po gjykohen Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button