Parregullsitë e fushatës zgjedhore në Kosovë u publikuan nga Demokracia në Veprim

Fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë u zhvillua duke u shkelur masat parandaluese për shpërndarjen e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Në shumicën e aktiviteteve të subjekteve politike, mosrespektimi i masave kundër Covid19 ishte evident. Këto aktivitete u shoqëruan me grumbullime të mëdha qytetarësh në tubime publike, duke mos respektuar rregullat për distancë sociale dhe mbajtjen e maskave në mënyrë të duhur”, raportojnë sot nga Demokracia në Veprim, koalicioni I organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Raportohet që gjithashtu një numër i konsiderueshëm I aktivitete zgjedhore ishin shumë shpesh të pa paralajmëruara para institucioneve përkatëse.

“ Po ashtu, elemente të gjuhës së urrejtjes në baza politike nuk kanë munguar në aktivitetet zgjedhore të monitoruara. Programet politike, u publikuan me shumë vonesë  ndërsa pjesëmarrja e gruas në aktivitete zgjedhore ishte më e ulët se 30%”, deklarojnë nga DnV.

Fushata gjithashtu u zhvilluar edhe me përdorimin e automjeteve zyrtare, por në një masë më të vogël, sipas DnV, e cila zgjedhjet do t’i ndjek me 498 vëzhgues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button