RMV, mbi 20 raste të falsifikimit të testeve PCR kanë ndodhur vetëm në kufirin me Bullgarinë

Falsifikimi i testeve PCR për të kaluar pikat kufitare, është shfaqur si një fenomen në Maqedoninë e Veriut gjatë kohës së pandemisë, që sipas policisë vlerësohet si vepër penale, transmeton Portalb.mk.

Të enjten, në pikën kufitare me Bullgarinë, është kapur një autobus me 30 udhëtarë me teste PCR të falsifikuara. Ata po udhëtonin përmes një agjencie turistike nga Shkupi.

Në kalimin kufitar me Bullgarinë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për REL raportoi që janë kapur mbi 20 raste të falsifikimit, duke theksuar që këto ditë janë kapur pesë persona nga Shkupi dhe një Kavadari duke kaluar këtë pikë kufitare me teste të falsifikuara.

“Kjo është një vepër penale që nuk ka të bëjë vetëm me falsifikim të dokumenteve zyrtare, por edhe me rrezikimin e jetës së qytetarëve pasi personat që kanë kaluar kufirin pa këtë test mund të kenë qenë të infektuar, me çka kanë bartur atë jashtë kufijve apo kanë sjellë brenda vendit gjatë kthimit të tyre”, deklaroi zëdhënësi Toni Angellovski.

Ai raportoi edhe për raste të tilla që kanë ndodhur më herët në kufirin në Bllacë me Kosovën dhe Tabanoc me Serbinë.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë test PCR negative jo më të vjetër se 72 orë për të shkuar në Bullgari deri më 30 prill, në përjashtim të disa rasteve, si kalimi tranzit nëpër Bullgari. Rregullat vlejnë për transportin tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button