RMV, për masat nga pakoja e pestë ekonomike, do të duhen edhe ndryshime ligjore, paralajmëroi Bekteshi

Qeveria ka vazhduar debatet dhe përgatitjet për hartimin e pakos së pestë ekonomike për pjesë të ndryshme të shoqërisë, si një mbështetje financiare për tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia, transmeton Portalb.mk.

Fatmir Bytyqi, zv.kryeministri për çështje ekonomike, ministri Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi, sot kanë realizuar takime me udhëheqësit e odave ekonomike për këtë çështje.

Вицепремиерот Битиќи, министрите Бектеши и Бесими на средба со стопанските комори – Петтиот пакет мерки усогласен со коморите, продолжува поддршката за исплата на плати

Në këtë periudhë, Qeveria ka zhvilluar bisedime me shoqata të ndryshme, rreth (pa)mundësisë për t’u përfshirë në këtë pako. Kreshnik Bekteshi, ministri i ekonomisë, për MIA deklaroi që masat pritet të përfundojnë në muajin shkurt.

“Paralajmëruam se shkurti do të jetë kyç edhe për miratimin e masave, por njëherësh edhe për përfundimin e të gjitha procedurave në mënyrë që të realizohen të gjitha masat. Nga mënyra në të cilën paraprakisht u realizuan masat mund të konstatohet se diku në gjysmën e parë të marsit do të kenë mundësi që të gjitha kompanitë të aplikojnë për masat e ndryshme që do të prezantohen”, deklaroi Bekteshi.

Ai sqaroi që për kartelat e turizmit në vlerë 15 mijë denarë, është parashikuar që thirrja publike të shpallet në tremujorin e dytë të këtij viti në mënyrë që të kenë mundësi familjet dhe qytetarët të shfrytëzojnë periudhën verore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button