RMV, deri të hënën mund të aplikohet në konkursin “Qyteti i kulturës në vitin 2021”

Të hënë deri në ora 16:30 mund të dorëzohen përmes postës ose në hapësirat e Ministrisë së Kulturës aplikimet për financimin e projekteve me interes nacional në kuadër të manifestimit “Qyteti i kulturës në vitin 2021”, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësimi i fletëparaqitjeve do të bëhet nga ana e komisionit zyrtar në pajtim me prioritetet, bindshmërinë (argumentimin) e fletëparaqitjes, konceptimit të qëndrueshëm dhe vlerësimit të kualitetit të programit”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Në pikën e dytë të konkursit theksohet se mund të marrin pjesë gjithë komunat, përveç Komunës së Shkupit dhe komunave që gjenden në Shkup. Aplikimi mund të bëhet përmes fletëparaqitjes së plotësuar. Vlerësimi i punimeve do të bëhet nga ana e komisionit zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button