Personat e vaksinuar nuk duhet qëndrojnë në karantinë pas ekspozimit me një person të infektuar me COVID-19

Personat që kanë marrë dozën e plotë të vaksinës COVID-19 mund të shmangin procedurën standarde 14-ditore të karantinës pas ekspozimit ndaj një personi të infektuar, për sa kohë që ato mbesin asimptomatike, këshillojnë ekspertët e shëndetit publik amerikan, raporton Panacea.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thotë se vaksinat janë treguar se parandalojnë COVID-19 simptomatike, gjë që mendohet se luan rol të madh në transmetimin e virusit nga infeksionet asimptomatike.

“Përfitimet individuale dhe shoqërore të shmangies së karantinës së panevojshme mund të tejkalojnë rrezikun e mundshëm por të panjohur të transmetimit (midis individëve të vaksinuar)”, theksojnë nga CDC.

Agjencia ka vendosur kritere të rrepta për njerëzit që nuk duhet të jenë në karantinë (izolim) pas vaksinimit, duke përfshirë marrjen e dyja dozave.

Personat e vaksinuar plotësisht që nuk bëjnë karantinë duhet të vazhdojnë të bëjnë kujdes për simptomat, deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button