RMV, 579 pacientë janë duke u shëruar në qendrat për kovid në gjithë vendin

Në qendrat për kovid në Maqedoninë e Veriut janë duke u shëruar gjithsej 579 pacientë në lidhje me virusin korona, ndërsa raportohet që ka akoma 461 vende të lira, transmeton Portalb.mk.

Në qendrat për kovid në Shkup janë të shtrirë rreth 230 pacientë lidhje me virusit korona, duke u pranuar vetëm në 24 orët e fundit 18 pacientë, derisa janë lëshuar 20 pacientë të shëruar.  Rreth 100 vende të lira janë në hapësirat e qendrave të kovidit në Shkup, ku mund të pranohen nxënësit.

Në Manastir janë duke u shëruar 18 pacientë, në Shtip 36, në Tetovë 25, Veles 30, Kumanovë 45, Ohër 40, Prilep 28, Gostivar 15, Strugë 17, Strumicë 22, Koçani 3, Kërçovë 8, Kavadari 42, Gjevjgeli 5 dhe Dibër 13.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button