Avokatët e ish-Presidentit Trump filluan paraqitjen e argumenteve mbrojtëse

Avokatët e ish-presidentit Donald Trump filluan të premten të paraqesin argumentat e tyre se pse akuza ndaj tij për nxitjen e trazirave vdekjeprurëse të muajit të kaluar në Kapitol të SHBA duhet rrëzuar, duke argumentuar se gjyqi për të, ishte një akt “hakmarrje politike” nga demokratët, raporton VOA.

Mbrojtja pritet të zgjasë tre deri në katër orë për të argumentuar se zoti Trump nuk ishte përgjegjës për nxitjen e trazirave të 6 janarit, që bënë ligjvënësit të druheshin për sigurinë e tyre dhe rezultuan në vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer policie.

Avokatët e ish-presidentit kanë thënë se retorika e tij ishte e mbrojtur nga garancia e fjalës së lirë të Kushtetutës amerikane dhe se prokurorët nuk kishin arritur të vërtetonin një lidhje të drejtpërdrejtë të veprimeve të protestuesve me fjalimin e zotit Trump.

Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thanë se u duhet vetëm një ditë për të paraqitur çështjen e klientit të tyre në gjyqin para Senatit amerikan. Avokatët e zotit Trump kanë ndërtuar strategjinë e mbrojtjes pa ndonjë dëshmi nga ish-presidenti, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në gjyq.

Mbrojtja pason një prezantim dy-ditor nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që lidhën retorikën e ish presidentit Trump në tubimin e 6 janarit me veprimet e turmës që sulmoi Kapitolin menjëherë pas fjalimit të tij në përpjekje për të bllokuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ish presidenti Trump njoftohet të jetë i zhgënjyer me prezantimin e avokatëve të tij –David Schoen dhe Bruce Castor – të cilët u morën në punë pasi ekipi i parë ligjor i ish-presidentit u largua pak para fillimit të gjyqit.

Prokurorët, që janë nëntë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve argumentuan të enjten se ka prova “të qarta dhe dërrmuese” që ish Trump nxiti sulmin duke dërguar një turmë të mbështetësve të tij në Kapitol muajin e kaluar për t’u përballur me ligjvënësit, ndërsa ata po certifikonin rezultatin e fitores së demokratit Joe Biden.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button