RMV, mbi 30 milionë euro të buxhetit janë keqpërdorur gjatë realizimit të tenderëve, vlerësojnë nga Policia Financiare

Keqpërdorimi i tenderëve gjatë furnizimeve publike, theksohen si mekanizëm përmes së cilit është realizuar korrupsioni në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Drejtoria për Polici Financiare raportoi që vitin e kaluar janë paraqitur 70 kallëzime penale në lidhje me korrupsionin.

Arafat Muaremi, drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, për REL ka vlerësuar që hetimet e tyre për korrupsion janë bllokuar nga pandemia, duke theksuar që në vitin 2019 ka pasur rezultate më të mira se në vitin 2020.

“Kolegët tanë, hetuesit, janë përballur me shumë vështirësi gjatë vërtetimit të veprave penale në terren. Megjithatë, të dhënat statistikore nga parashtresat e dorëzuara do të jenë diku mbi 70 fletëparaqitje penale të dorëzuara”, deklaroi Muaremi. Vlerësohet që dëmi i shkaktuar nga këta raste është së paku 30 milionë euro.

Raportohet që NP “Pyjet e Maqedonisë” është një nga institucionet që po hetohet, pasi dyshohet për keqpërdorimin e 500 mijë eurove gjatë blerjes së një mijë palmave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button