RMV, në disa sektorë të industrisë është regjistruar rritje e qarkullimit në tregun vendor dhe të jashtëm

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rritje e qarkullimit të përgjithshëm në disa sektorë, derisa në disa tjerë është regjistruar ulje, megjithatë në dhjetor të vitit 2020 kemi rritje të përgjithshme në krahasim me dhjetorin e vitit 2019, ndërsa ulje në krahasim me nëntorin e vitit 2020, transmeton Portalb.mk.

“Qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit dhjetor 2020, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 9.9 %, te Prodhimet kapitale për 15.0%, Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 7.6%,ndërsa rënie shënon te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.4%”, raportojnë nga Enti.

Raportohet që qarkullimi i përgjithshëm në krahasim me muajin nëntor të vitit 2020 ka ulje, ndërsa rritje ka në krahasim me dhjetorin e vitit 2019. Gjithashtu ulje vërehet kur të krahasojmë edhe periudhën janar-dhjetor të vitit 2020 me periudhën e njejtë të vitit 2019.

“Qarkullimi në industri në tregun vendor gjatë muajit dhjetor 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2.8%, dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 10.2%, ndërsa shënon rënie te Prodhimet kapitale për 2.6 % dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.4%”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar që indeksi i qarkullimit në industri në dhjetor të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ka ulje.

Enti sqaroi që gjatë dhjetorit të vitit 2020, rritje është regjistruar në qarkullimin industrial në tregun e jashtëm, në krahasim me dhjetorin e vitit 2019.

“Qarkullimi në industri në tregun e jashtëm gjatë muajit dhjetor 2020, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 13.7%, te Prodhimet kapitale për 16.9%, te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.0% dhe Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.9%”, raportojnë nga Enti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button