Crossplag, teknologjia që mund të identifikojë plagjiaturën në 20 gjuhë të botës

Në kërkim të krijimi të një platformë e cila kapërcen sfidat e gjuhëve të ndryshme drejt identifikimit të përkthimeve dhe plagjiaturës, u themelua Crossplag, një spin-off nga Platforma Akademia. Në 2018-ën u lançua versioni i parë i teknologjisë së Crossplag për gjuhën Shqipe kur universitetet dhe hulumtuesit mund të kontrollojnë punën e tyre nëse është brenda etikës akademike dhe të publikimit.

Ndërsa versioni i parë adreson plagjiaturën vetëm në gjuhën Shqipe, Crossplag ka sjellë një revolucion në industri me identifikimin e plagjiaturës në 20 gjuhë të ndryshme.

“Crossplag™ është themeluar si rezultat i nevojave në tregun shqip-folës, ku përgjatë kohës që kemi zhvilluar Platformën Akademia kemi kuptuar që rreziku kryesor ndaj integritetit akademik qëndron tek shkrimet e përkthyera nga gjuhët tjera dhe jo aq huazimet nga literatura në gjuhën shqipe,” tha themeluesi Besart Kunushevci për PCWorld.al.

Crossplag ka një ndërfaqe user-friendly dhe një saktësi të lartë në identifikimin e teksteve të ngjashme. Mjafton që të ngarkoni në platformë një dokument apo letër kërkimore dhe sistemi i Crossplag analizon për të gjetur ngjashmëri dhe identifikuar plagjiaturën më komplekse siç është përkthimi.

Crossplag mund të identifikojë plagjiaturën e përkthimit, plagjiaturën nga një burim, plagjiaturën nga burime të ndryshme dhe plagjiaturën “copy-paste”. Platforma ofrohet me një çmim modest prej 1.99 euro për 1,000 fjalë të analizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button