Shahpaska: Regjistrimi është operacion më kredibil statistikor e jo politik

Regjistrimi është statistika më masive, më vëllimore dhe më kredibile dhe në asnjë mënyrë operacion politik, i cili paraqet indikator të rëndësishëm për gjendjen në të cilën ndodhet popullsia. Si ministri e cila në fokus i ka grupet më të rrezikuara të qytetarëve, fëmijëve, punëtorëve, pensionistët, personat me nevoja të veçanta, kemi nevojë reale për regjistrim të organizuar sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe sipas rregullave të Eurostat-it, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në një video-paraqitje drejtuar qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, në bazë të të dhënave që do të fitohen nga regjistrimi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeveria do të mund t’i ndërtojnë politikat e ardhshme dhe strategjitë të cilat do të mundësojnë përgjigje efikase ndaj nevojave të qytetarëve.

“Nga përgjigja e pyetjes se cila është struktura e moshës së popullsisë, varen politikat tona për zgjerim të kapaciteteve në institutet parashkollore, për ndërtim të shtëpive për persona të moshuar”, theskoi Shahpaska.

Ajo ka shtuar se, përmes regjistrimit do të fitojmë përgjigje për atë se nëse dhe sa është përfaqësimi i barazisë gjinore në tregun e punës dhe si është gjendja me buxhetin e përgjegjshëm gjinor, përkatësisht të dhëna prej të cilave do të varen strategjitë e ardhshme.

“Të dhënat e regjistrimit do të mundësojnë që në mënyrë të vërtetë t’i planifikojmë politikat në sistemin pensional, që të siguromë ardhmëri të sigurt për qytetarët tanë. Si shtet, kemi për obligim që të kujdesemi për personat me nevoja të veçanta dhe të sigurojmë përfshirjen e plotë të tyre. Ajo është e mundur vetëm me skenimin e gjendjes reale të terrenit. Regjistrimi nuk është zgjedhja jonë, ai është obligimi ynë. Jemi të obliguar që të krijojmë strategji dhe politika të cilat i përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe të cilat na hapin perspektivën evropiane”, theksoi ministrja.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button