Transferimi i David Beckham-it tek PSG-ja, debat politik në Francë

Transferimi i David Beckham-it tek PSG-ja ka ngjallur një debat politik në Francë, për shkak të pagës së tij.

Beckham ka bërë të qartë se e gjithë rroga e tij për 5 muajt e ardhshëm do të shkojë për bamirësi në një fondacion që ndihmon fëmijët në Paris. Kjo marrëveshje shmang plotësisht takën 75% që qeveria e presidentit Hollande kërkon të imponojë ndaj të pasurve. Sipas ligjit francez, ai duhet të pranojë si rrogë minimumin sindikal, në mënyrë që klubi të paguajë sigurime shoqërore dhe taksat ndaj qeverisë. 

Por shuma është mospërfillëse pasi në këtë mënyrë mesfushori milioner anglez përfiton 15 mijë euro në muaj, që do të thotë se do të paguajë një shumë qesharake për taksat, ndonëse teorikisht duhej të paguante 75% të rrogës së tij si taksë, ashtu si edhe 3% taksa mbi fitimin vjetor pasi është person që përfiton më shumë se 1 milionë euro në vit..

Kjo çështje ka bërë që të shpërthejë një debat i ndezur në sallën e parlamentit francez. “Ai do të paguhet më pak se asistentja ime”, ishin fjalët e deputetit konservator, Gerald Darmanin, i cili pretendon se shembulli i Bekcham tregon qartësisht pse të pasurit dhe të famshmit nuk duan që të jetojnë në Francë dhe të gjitha këto para i largojnë jashtë shtetit francez. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button