VMRO – DPMNE dorëzoi nënshkrime prej 39 deputetëve që e mbështesin Mickoskin, Këshilli Iniciativ me kritika ndaj tij

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nëpërmjet një komunikate për media, dorëzoi dokument me nënshkrimet e 39 deputetëve, me të cilat ata e tregojnë qëndrimin në lidhje me zhvillimet aktuale rreth temës “Kongres i jashtëzakonshëm”, transmeton Portalb.mk.

“Deputetët o japin mbështetjen e tyre të parezervë udhëheqësisë së VMRO – DPMNE-së dhe kryetarit të partisë, që bashkërisht dhe veprime të koordinuara të arrijmë që sa më shpejtë të fitojmë pushtetin aktual, e cila nuk është pjesë e zgjidhjes, por është pjesë e problemit të qytetarëve maqedonas, posaçërisht në pjesën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit”, thuhet në komunikatën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e partisë më të madhe opozitare, kanë rekomanduar që të respektohen plotësisht dispozitat e statutit, duke theksuar se synojnë që të respektohen kompetencat e Komitetit Qendror, Komitetit Ekzekutiv dhe organet e tjera partiake, pa u lejuar keqpërdorimi i tyre nga ana e cilit do individ apo grup.

Përkundër mbështetjes së 39 deputetëve për Hristijan Mickoskin, nga Këshilli Iniciativ për thirrjes e kongresit të jashtëzakonshëm në VMRO – DPMNE thonë se, kryetari aktual nuk ka kapacitet që të udhëheq partinë.

“Në vend të përgjigjeve dhe llogaridhënies para atyre që e kanë zgjedhur, Mickoski përgjigjet me ofendime të cilat janë turp për çdo anëtar të ndershëm të partisë. Vokabulari i pahijshëm i Mickoskit dhe kërcënimet që i drejton i njohin edhe qytetarët edhe bashkësia ndërkombëtar. Për këtë, Mickoski është i izoluar”, tha nga ky këshill.

Ata kanë shtuar se VMRO – DPMNE nuk ka më kohë për humbje dhe të lejojë që të humb cikle të reja zgjedhore, pa u kërkuar llogari Hristijan Mickoski dhe për këtë partia duhet të bashkohet në kongresin e 17-të të jashtëzakonshme që do të mbahet më 28 mars në Shkup.

Mosmarrëveshjet disa mujore midis udhëheqjes aktuale të Hristian Mickoski dhe Këshilli Nismëtar për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm në VMRO-DPMNE rezultoi me dy data për mbajtjen e kongresit. Pasi Bordi Nismëtar planifikoi kongresin e jashtëzakonshëm të partisë për më 28 mars, Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së hodhi poshtë një iniciativë të tillë dhe vendosi të mbajë kongres të rregullt në nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button