Bllokim të rrugës me traktorë dhe bojkot të zgjedhjeve, paralajmëruan banorët e fshatit Sedllarcë e Epërme (VIDEO)

Sot banorët e fshatit Sedllarcë e Epërme lanë të lirë vetëm një prej pikave pagesore në rrugën Tetovë – Gostivar, ndërkaq, paralajmëruan se në qoftë se kërkesat e tyre nuk do të dëgjohen deri të premten, të njëjtit do të dalin me traktorë dhe autokombajna. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” dje thanë se ligjërisht, të gjithë qytetarët janë të obliguar ta kryejnë një pagesë të tillë, shkruan Portalb.mk.

Për së dyti herë sot u zhvilluan protesta paqësore nga banorët e fshatit Sedllarcë e Epërme, të njëjtit u shprehen se ndjehen të vjedhur, për faktin se çdo ditë paguajnë për 20 kilometra rrugë ndërkohë që shfrytëzojnë vetëm 3.5 kilometra.

Protesta nga banorët e fshatit Sedllarcë e Epërme.
Protesta nga banorët e fshatit Sedllarcë e Epërme.

Një prej protestuesve potencoi faktin se në këtë rrugë, ata kalojnë nga 3-4 herë në ditë dhe si pasojë, paguajnë një shumë parash e cila nuk është e përballueshme për ata. I njëjti, ftoi politikanët t’i bashkëngjiten protestës.

“Ne këtu kalojmë nga 3-4 herë në ditë dhe nuk kemi mundësi të paguajmë çdo herë. Ju bëjmë thirrje përfaqësuesve tanë politik që të mos vijnë këtu vetëm kur janë zgjedhjet, por edhe tash të na ndihmojnë. Zgjedhjet e ardhshme do ti bojkotojmë në qoftë se nuk na plotësohen kërkesat, nuk jemi të kënaqur” tha një prej protestuesve, videon ndiqeni duke klikuar këtu.

Përfaqësues të Këshillit Organizativ të protestave kanë kërkuar edhe nga Komuna e Bogovinës që të mundësoje ndërtimin e një rruge alternative, kryetari Xhemaili optimist se diçka e tillë mund të bëhet, por duhet bashkëpunim edhe i Komunës së Tetovës.

“Për këtë problemi qëndron në atë se një pjesë e rrugës i takon Komunës së Bogovinës ndërsa një pjesë tjetër Komunës së Tetovës. Kryetari i Bogovinës na priti dhe tha se mund të gjendet zgjidhje mirëpo nuk është e sigurt se mund të bëhet për shpejt kohë” tha Jusuf Beqiri, protestues.

Të gjitha deklaratat e protestuesve tjerë mund t’i ndiqni në këtë video:

Çfarë thonë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”?

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” u përgjigjën shkurt duke cituar Ligjin për Rrugë Publike.

“Në përputhje me Ligjin për Rrugë Publike secila veturë është e obliguar të paguajë në pikat pagesore, përveç kategorive të cilat janë të liruar nga pagesa sipas nenin 66 të ligjit” deklaruan nga “Rrugët e Maqedonisë”.

Cilat janë këto përjashtime?

Gazetari i Portalb.mk analizoi Ligjin për Rrugë Publike në nenin 66 tregon qartë personat që lirohen nga pagesa e pikave pagesore në Maqedoninë e Veriut, edhe atë:

  • Automjete me shoqërim policor dhe automjete qartësisht të shënuar të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, të policisë, të Drejtorisë doganore, Agjencisë, ndihmës së shpejtë mjekësore, Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, shërbimeve zjarrfikëse, Inspektoriatit shtetëror për transport, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale “Makedonija Pat’’ – Shkup dhe automjeteve të shërbimeve për varrime;
  • Automjetet e personave të sëmurë me distrofi, multipleks sklerozë, paralizë cerebrale, paraplegi, kemiplegi, kvadriplemi, paralizë fëmijërore (poliomielitis), persona të verbër me dëmtime të shikimit mbi 90%, persona me dializë dhe persona me amputim krahu ose këmbe me dëmtim të miratuar mbi 80%, të përcaktuar me akt të komisionit të autorizuar pranë Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë – vendime teknologjike të zbatuara në pikat pagësore në Republikën e Maqedonisë
  • Në automjetet e personave nga paragrafi (2) i këtij neni duhet të kenë karta anëtarësie të lëshuara nga oeganizatat kompetente, të nënshkruara nga ana e Ndërmarrjes Publike, me çka konfirmohet lirimi i tyre nga pagesa e pikave pagesore në RMV.

Sipas këtij ligji, 2 alternativat e protestuesve bien në ujë, por ka gjasa që të kërkohet nga Parlamenti i RMV-së një gjë e tillë.

Këto ishin kërkesat e protestuesve:

  1. Të paguajmë aq sa shfrytëzojmë, apo
  2. Të na mundësojnë rrugë anësore, si të gjitha autostradat që janë në RMV, apo
  3. Të na mundësojnë pagesë vjetore në bazë të shfrytëzimit të kilometrave që i shfrytëzojmë, apo
  4. Të na mundësojnë pikëpagesë kalimi të veçantë.

Bazuar në Ligjin për Rrugë Publike, alternativa e parë edhe e tretë e protestuesve për lirim nga pagesa thuajse është e pamundur, përveç në qoftë se mundësohen ndryshime ligjore në Parlamentin e RMV-së. Aktualisht, ky institucion ka mundësi që këtyre banorëve të ju mundësoje rrugë anësore apo pikpagesë të veçantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button