Ndryshimet demografike në Bashkimin Evropian: nga lindja drejt perëndimit

Malinka Ristevska Jordanova

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Në periudhën kur regjistrimi është një nga temat më aktuale te ne, vlen të shikohet fotografia e madhe, përkatësisht disa nga çështjet më kryesore demografike në BE, veçanërisht ato lidhur me zgjerimet e fundit.

Nuk është risi që popullata në botë po vjetrohet. Bashkimi Evropian është ndër më të prekurit nga ky trend global. Sfida kryesore e rritjes së “shkallës së varësisë” – përkatësisht sa më pak të punësuar do të duhet të mbajnë më tepër persona të papunë. Fuqi pune më e vogël, por më e kualifikuar dhe më adaptibile do të duhet të mbajë numër më të madh të popullatës së varur.

Në vitin 2015, 19% e popullatës në BE (edhe në lindje edhe në perëndim) ka qenë mbi moshën 65 vjeçe. Megjithatë, sipas Raportit hulumtues “Skenarë demografik në BE” (në qendrën e përbashkët hulumtuese të BE-së, Shërbimi i BE-së për shkencë dhe dituri në bashkëpunim me Institutin ndërkombëtar për analizë të aplikuar sistematike) nga viti 2019, projektimi është që në vitin 2060, 30% e popullatës në shtetet perëndimore do të kenë mbi 65 vjet, ndërsa në shtetet lindore, ajo përqindje do të jetë madje 35%.

Pasqyra demografike e Evropës, tridhjetë vitet e fundit ka ndryshuar konsiderueshëm. Në periudhën ndërmjet vitit 1991 deri në vitin 2015, shtetet e perëndimit (përkatësisht të gjitha shtetet e ashtuquajtura anëtare “të vjetra” të BE-së) kanë rritje të popullatës, ndërsa shtetet nga Evropa Qendrore dhe Lindore – anëtare të reja të BE-së, me përjashtim të Çekisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë shënojnë rënie. Rënien më të madhe prej mbi 25% të popullatës së përgjithshme e shënon Lituania, ndërsa pas saj me 15-24,9 % e pas tyre rënie të popullatës kanë Bullgaria, Latvia dhe Estonia. Nga 10-14,9% të popullatës e kanë humbur Kroacia dhe Rumania. Kuptohet që pjesë e rënies së popullatës është edhe për shkak të faktorëve natyror, sikur fertiliteti i ulët, por edhe shkaku më i madh është emigrimi – edhe atë kryesisht në perëndim, kah vendet-anëtare të vjetra të BE-së.

Tabelë: Ndryshimi në popullsinë e shteteve anëtare të BE-së ndërmjet viteve 1991 dhe 2015 – Burim: Skenarë demografikë në BE – raport hulumtues i Qendrës së përbashkët hulumtuese të BE-së, Shërbimit të BE-së për shkencë dhe dituri në bashkëpunim me Institutin ndërkombëtar për aplikim të analizës sistemore, 2019.

Krahas restrikcioneve kalimtare për lirinë e qarkullimit të punëtorëve nga vendet e reja anëtare në disa shtete anëtare të vjetra të BE-së, vlerësohet që 1,8% e popullatës së shteteve lindore që u bënë anëtare të BE-së në vitin 2004 u shpërngulën në shtetet anëtare të vjetra në periudhën nga viti 2004 deri 2009, kurse nga viti 2007 deri 2009 për vendet anëtare sikur Bullgaria dhe Rumania, ajo përqindje është deri 4,1%.

Sipas Raportit për mobilitet të brendshëm të Komisionit Evropian, të publikuar pak kohë më parë, për vitin 2020 (megjithatë, të dhënat në atë janë nga viti 2018 dhe 2019), në vitin 2018, shkalla e shpërnguljes së popullatës ka qenë mbi 1% në Rumani, Letoni dhe Kroaci, ndërsa në Çeki dhe Sllovaki ajo është thuajse 0, ndërsа shumë e ulët edhe në Slloveni. Këto vende për momentin nuk e kanë problemin me emigrimin e popullatës së aftë për punë në drejtim të vendeve më të afërta për ta, të perëndimit.

Nga shumica e vendeve të Evropës qendrore dhe lindore kryesisht shpërngulet popullatë e aftë për punë. Rreth një çerek i atyre janë fuqi pune me kualifikime të larta, ndërsa një e treta e punëtorë me kualifikim të lartë për të cilat nevojitet kualifikim më i ulët. Hulumtimet tregojnë që motivi themelor për shpërnguljen nga lindja drejt perëndimit është rroga më e lartë dhe standardi më i lartë jetësor.
Derdhja e popullatës së aftë për punë nga shumica e shteteve nga Evropa qendrore dhe lindore, e zmadhuar në mënyrë plotësuese me “emigrimin e trurëve” ka ndikim negativ mbi rritjen ekonomike të shteteve të tyre. Ngadalësohet arritja e konvergjencës ekonomike ndërmjet shteteve anëtare të BE-së. Trend pozitiv i vërejtur viteve të fundit është kthimi në shtetet e origjinës apo i ashtuquajturi “mobilitet kthyes”.

Megjithatë, edhe në skenarin më optimist, raporti i përmendur “Skenarë demografikë në BE” vlerëson që Rumania deri në vitin 2060 do të humbiste 14% të popullatës së vet në vitin 2015, ndërsа Letonia dhe Latvia– 20%, përkatësisht 23%. Rekomandimi kyç për eliminimin e tendencave të këtilla është reduktohet pabarazia ekonomike përbrenda BE-së, kryesisht përmes masave të kohezionit dhe integrimit. Krahas kësaj, rekomandohet aplikim i politikave praktike, si stimulim i shkathtësive të domosdoshme në tregun e punës, kushte më atraktive për punësim për ata me kualifikime të lart dhe masa për stimulim të kthimit.

Përndryshe, kryesisht për BE-në, rekomandimi kryesor është strategji për rritje të pjesëmarrjes në fuqinë e punës, veçanërisht pjesëmarrja e grave. Sfidat e ndërlikuara demografike të së sotmes gjithsesi që meritojnë analiza dhe vështrime më të thella, mirëpo para se gjithash kërkojnë përqendrim të opinionit tonë mbi çështjet kyçe për ndryshimet dhe zhvillimet demografike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button