Rrugëtimi i Greqisë në BE: Solidariteti vështirë se mund të arrihet, por gjithashtu mungon edhe qasja e dyanshme

Alexandra Voudouri 200x250
Alexandra Voudouri

Këtë vit Greqia do të festojë 40 vjetorin e saj si anëtare e një prej “klubeve” më të fuqishme në botë, Bashkimit Evropian. Rrugëtimi evropian i Greqisë ka qenë mjaft i vështirë, madje vendi ishte shumë afër një daljeje nga Bashkimi Evropian. Duke mësuar rrugëtimin e vështirë, Greqia e kishte siguruar pozicionin e saj në Bashkimin Evropian, por ende nuk mund të gjejë një mënyrë për të pasur një rol të fuqishëm për të ndihmuar dhe solidarizuar me vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së.

“Evropa është një fjalë greke” – kjo është ajo që shtetari grek Konstantinos Karamanlis, i cili aplikoi për pranimin e Greqisë në Komunitetin Ekonomik Evropian në vitin 1975, shpesh e përdorë për t’u treguar homologëve të tij evropianë. Qëllimi i tij ishte i qartë: se vendi i tij, vendlindja e demokracisë dhe civilizimit evropian, natyrisht i përkiste një bashkimi të shteteve evropiane.

Karamanlis kishte menduar se duhej të bindte ata që kishin dyshime nëse Greqia i përkiste “klubit” evropian. Siç është tani rasti për Ballkanin Perëndimor, çdo zgjerim i “klubit” evropian ishte gjithmonë një çështje e vështirë, madje edhe në ditët e para të Bashkimit Evropian.

Klubet ekskluzive gjithmonë kërkojnë që anëtarët e rinj të përmbushin disa kritere. Në rastin e Greqisë, kancelari i atëhershëm gjerman Helmut Schmidt ishte i shqetësuar për administratën e saj joefikase publike dhe paaftësinë për të mbledhur taksat nga qytetarët e pasur. Në fakt, kur dëgjoi për aspiratën e Greqisë për të aplikuar në KEE, ai bërtiti duke thënë fjalën e famshme, “vetëm mbi trupin tim të vdekur.”

Sidoqoftë, Karamanlis – me pak ndihmë nga miku i tij, Presidenti francez Valery Giscard d’Estaing – arriti të bindë udhëheqësit skeptikë evropianë të lënë mënjanë shqetësimet e tyre dhe të lejojnë Greqinë t’i bashkohet klubit të tyre në vitin 1981. Dy dekada më vonë, Greqia – ende me një ekonomi të çalë – arriti të anëtarësohej gjithashtu në Eurozonë. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, “hallka më e dobët” në valutën e vetme, u përball me krizën më të keqe në marrëdhëniet e saj me BE-në ndërsa doli në prag të falimentimit dhe një dalje nga euro-ja, “Grexit-i” i njohur.

Gjatë kësaj krize, Greqia kishte pak miq në BE. Edhe njeriu që ndihmoi pranimin e saj, Giscard d’Estaing, ishte pro një Grexit-i.

Solidariteti i Evropës ka mbetur vetëm një parullë

Në mënyrë ironike, gjatë zgjedhjeve të para evropiane në vitin 1979, kancelari Schmidt bëri thirrje për “një Evropë solidariteti, ku një vend do të ndihmojë një tjetër”. Rreth 40 vjet më vonë, kjo ide mbetet kryesisht simbolike, madje vetëm një parullë. Ka pak shembuj kur anëtarët e BE-së kanë treguar solidaritet, një ide themelore evropiane, veçanërisht gjatë krizës ekonomike dhe krizës me migrantët. Ndoshta kjo është arsyeja pse grekët, të cilët janë kryesisht pro-BE-së, priren të ndiejnë se Bashkimi nuk tregon solidaritet.

Kjo është përshkruar qartë në një sondazh që përqendrohet në marrëdhëniet midis BE-së dhe Greqisë, i kryer nga MRB në emër të organizatës Konrad Adenauer Stiftung në Athinë, në vitin 2019. Në pyetjen për të “përshkruar me një fjalë BE-në sot”, 33.5% e pjesëmarrësve thanë, “mungesa e solidaritetit midis vendeve anëtare të BE-së/imponimi i të fuqishmëve.”

Në të njëjtën kohë, 64.1% e pjesëmarrësve besojnë se Greqia ka përfituar nga pranimi i saj në BE gjatë katër dekadave të fundit, ndërsa vetëm 33.4% besojnë të kundërtën. Nga këto konstatime, kriza ekonomike dhe programet e dhimbshme të shpëtimit që Greqia duhej të ndërmerrte për të mbajtur vendin e saj në euro kanë luajtur rolin më të rëndësishëm në mënyrën se si grekët e shohin aktualisht BE-në.

Një të ardhme më të mirë në BE

Pas gati një dekade vështirësish ekonomike, Greqia ka filluar të kapërcejë tendosjen në marrëdhëniet e saj me BE-në dhe zhgënjimi nga Bashkimi ka filluar të reduktohet. Në fakt, sipas një sondazhi të kryer nga Kapa Research për Fondacionin Friedrich Naumann, nëntorin e kaluar, 75% e të anketuarve besojnë se Greqia do të ketë një të ardhme më të mirë në Bashkimin Evropian.

Disa shembuj të fundit mund ta justifikojnë këtë.

Një nga shqetësimet kryesore për shoqërinë greke aktualisht është ndikimi i KOVID-19 në sektorin real të ekonomisë. Pas një periudhe të gjatë sakrificash, një krizë e re e shëndetit publik po ndikon seriozisht në jetën e tyre të përditshme. Në fakt, 42% e grekëve mendojnë se problemi më i rëndësishëm është pandemia e koronavirusit, duke renditur ekonominë si problemin e dytë me 32%, dhe si i tretë, papunësia me 8%, një sondazh i kryer nga Metron Analysis për Mega TV publikuar vetëm disa javë më parë.

Dhe përkundër të gjitha problemeve të fundit në lidhje me procesin e vaksinimit në Evropë, 55% e të anketuarve besojnë se më e keqja ka kaluar, tregon i njëjti sondazh. Ky optimizëm sigurisht rrjedh nga fakti se Greqia do të marrë vaksinat për Kovid-19 të siguruara nga marrëveshjet e BE-së me Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Greqia pritet të marrë 1.4 milion doza të vaksinës Pfizer deri në fund të muajit marsi, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Patesestvieto na Grcija vo EU Tesko do solidarnost no nema nitu dvonasocen pristap
Foto nga europenowjournal.org

Në të njëjtën kohë, optimizmi mund të justifikohet gjithashtu edhe nga 32 miliardë euro që Greqia arriti të merrte nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së – Gjenerata e Ardhshme i cili iu shtua fondeve strukturore dhe bujqësore të BE-së, që do të thotë se Greqia do të marrë 70 miliardë euro nga BE-ja gjatë shtatë vjetëve të ardhshme. Për më tepër, Greqia është në mesin e shtatë vendeve të BE-së që kanë dorëzuar një plan të plotë për përdorimin e burimeve nga fondi i BE-së – Gjenerata e Ardhshme.

Duke mësuar nga rrugëtimi i vështirë, duket se nga paria e Evropës, Greqia ka një mundësi për të rikthyer imazhin dhe pozicionin e saj.

Mirëqenia e fqinjëve

Sidoqoftë, mirëqenia e një vendi varet shumë nga mirëqenia e fqinjëve të tij. Disa nga vendet fqinje të Greqisë, si Shqipëria, ose kanë marrë pak vaksina, ndërsa disa të tjerë, si Maqedonia e Veriut nuk ka marrë ende asnjë.

Edhe pse Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministri i Jashtëm Nikos Dendias Nikos Dendias në biseda të shumta dhe takime me zyrtarë të Ballkanit Perëndimor shprehën gatishmërinë për të ndihmuar rajonin në përballjen me pandeminë, Greqia nuk ka qenë në gjendje të ndihmojë as në fazën e parë të krizës dhe as tani, kur vendet në rajon janë të dëshpëruar që të sigurojnë vaksinat e nevojshme për popullsinë e tyre.

Dikush mund të pyesë se çfarë mund të kishte bërë Greqia. Në fillim të krizës, kur vendi mori vlerësime ndërkombëtare për mënyrën si trajtoi valën e parë të pandemisë ajo mund të kishte ndarë njohuritë dhe përvojën e saj me vendet e saj fqinje.

Për më tepër, Greqia nuk dërgoi asnjë pajisje mjekësore, si maska, madje si një gjest simbolik, kur të tjerët si Turqia dhe Kina reflektuan menjëherë, madje më shumë se BE-ja. Athina as nuk u ankua në emër të Ballkanit Perëndimor, kur Bashkimi Evropian vendosi për herë të parë të futë kufizime të furnizimeve me pajisje mjekësore për në vendet e treta.

Dikush mund të thotë se Greqia është pjesë e BE-së dhe në këtë kuptim, ajo ka ndihmuar Ballkanin Perëndimor, madje edhe më vonë se të tjerët. Sidoqoftë, Greqia nuk ishte gjithashtu pjesë e iniciativës më të të fundit të 13 ministrave të jashtëm të BE-së, të cilët në një letër të përbashkët kërkuan nga Komisioni Evropian “që të ndajnë vaksinat e kontraktuara me fqinjët më të afërt të BE-së, të tillë si Ballkani Perëndimor”.

Duket se ka vende të BE-së që nuk janë të gatshme të fshihen pas nismave të Bashkimit dhe mekanizmave përkatës, por gjithashtu po bëjnë presion për më shumë veprime dhe solidarizim me Ballkanin Perëndimor, edhe pse disa prej tyre nuk janë as afër rajonit.

Mungesë solidariteti

Greqia, shteti anëtar më i pasur dhe më i vjetër i BE-së në rajonin e Ballkanit, e cili gjithmonë ankohet për mungesën e solidaritetit të Bashkimit Evropian, duket se ka mësuar vetëm gjysmën e mësimit të rrugëtimit të saj në BE.

Ajo gëzon privilegjet e të qenurit anëtare e një klubi të fuqishëm, siç mund të shihet me rastin e sigurimit të vaksinave ose parave që do të marrë nga Fondi i Rimëkëmbjes, por nuk po bën sa duhet për të treguar të njëjtin solidaritet që kërkon zakonisht kur përballet me probleme. Që nga viti i kaluar, qeveria greke është konsumuar nga problemet e brendshme (duke përfshirë krizën e marrëdhënieve të saj me Turqinë) dhe pasojat e pandemisë në vend.

Hezitimi i saj për të ndihmuar vendet e saj fqinje mund të jetë produkt i fobisë, veçanërisht pasi shumica e votuesve të partisë Demokracia e Re ende refuzojnë Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut, ndërsa qeveria ndikohet gjithashtu nga mediat populiste/nacionaliste që vënë gjithmonë në dyshim nëse Greqia mund t’i besojë Tiranës në krijimin e marrëdhënieve më të qëndrueshme.

Në mënyrë shtesë, qeveria po kërkon të përmirësojë bashkëpunimin me vendet që kanë arritur të menaxhojnë me sukses pandeminë si Izraeli, një çështje kryesore e vizitës së fundit atje, ndoshta tashmë duke kërkuar mënyra për të rritur perspektivat e zhvillimit të turizmit për këtë vit.

Por e vërteta është se Greqia varet gjithashtu nga vendet fqinje për sa i përket punëtorëve të huaj, veçanërisht nga Shqipëria, tregtia, apo edhe turizmi nga Maqedonia e Veriut, apo Serbia. Nëse dëshiron të rikthejë “normalitetin” i saj dhe të hapë përsëri kufijtë, duhet të konsiderojë gjithashtu mjete për të ndihmuar fqinjët e saj. Vendet aspirante për anëtarësim në BE të shpërfillur nga Evropa, duke përfshirë vendin e tyre më të afërt anëtar të BE-së, me të drejtë po i drejtohen Rusisë dhe Kinës për vaksinat. Kjo duhet të jetë një sinjal alarmi si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për Greqinë, interesat jetikë strategjikë të së cilës janë të ndërlidhura me pranimin e Ballkanit Perëndimor në Evropë.

Greqia, e cila pretendon të jetë pioniere e zgjerimit të BE-së me iniciativën e saj historike – “Agjenda e Selanikut 2003” – duhet të mendojë për pasojat e shumta duke lejuar fqinjët e saj të izolohen nga BE-ja pavarësisht se disa prej tyre madje po bëjnë sakrifica të dhimbshme për t’iu bashkëngjitur Bashkimit Evropian. Është një domosdoshmëri absolute për Athinën që të marrë sa më shpejt të jetë e mundur iniciativa thelbësore për të siguruar për fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor të paktën një afat të qartë nga BE-ja për vaksinat e shumëkërkuara.

Për më tepër, duke marrë parasysh seriozisht pasojat e mëdha të vonesave të mëtejshme në procesin e anëtarësimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Greqia duhet gjithashtu të luajë një rol më aktiv. Ajo ka mjetet, njohuritë dhe përvojën e nevojshme diplomatike për të udhëhequr rajonin – jo vetëm në retorikë, por edhe duke ndarë me ta njohuritë për të ndërmjetësuar edhe kur është e nevojshme, për t’i ndihmuar ata t’i bashkohen bllokut.

Evropa është me të vërtetë një fjalë greke. Por ideja e BE-së ndërtohet nga solidariteti, mirëbesimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe duke parë përtej çështjeve dhe shqetësimeve të brendshme. Ajo është ndërtuar nga miqësi të forta. Nëse Greqia e ka mësuar leksionin e saj, ka ardhur koha ta dëshmojë atë.

Ky blog është publikuar në kuadër të iniciativës „Histori nga rajoni“ që e zbaton Res publica në bashkëpunim me Sbunker (Kosovë) , HAD (Slloveni), Analiziraj.ba (BH), Ne davimo Beograd (Serbi), Makropolis (Greqi) PCNEN (Mali i Zi) dhe Lupiga (Kroaci).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button