Bërnabiq: Pritet leje nga “Pfizer” që t’ia dhurojmë vaksinat Maqedonisë së Veriut

Pritet miratim i prodhuesit “Pfizer” që Serbia të mund t’i dërgojë vaksinat e premtuara për Maqedoninë e Veriut. Kështu ka informuar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. “Gjithçka është e përgatitur që Serbia t’ia dorëzojë Maqedonisë së Veriut donacionin e vaksinave të “Pfizer”, por pritet leje e këtij prodhuesi amerikan”, ka thënë Bërnabiq, transmeton Portalb.mk.

Ajo ka sqaruar se marrëveshja mes Serbisë dhe “Pfizer” parasheh që vaksinat nuk mund të eksportohen.

“Kemi sasi të caktuara të vaksinave të dedikuara për donacion në Maqedoninë e Veriut, e vetmja gjë që pritet është dokumentimi teknik, përkatësisht miratimi zyrtar nga “Pfizer” që vaksinat e tyre mund të dhurohen”, shtoi ajo.

Kryeministrja serbe tha se ka zhvilluar bisedë me drejtorin e “Pfizer” që të marrin miratim për donacionin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Shpresojmë se gjithçka do të përfundojë gjatë ditëve vijuese”, tha ajo.

Sjellja e vaksinave në Maqedoninë e Veriut si donacion, ishte paralajmëruar të ndodhë më 11 shkurt, por u prolongua për disa ditë, ndërsa si arsye për këtë dy qeveritë theksuan dokumentacionin teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button