Filipçe: Ekzistojnë dy mekanizma për vaksinimin, mjekët amë të përfshirë në proces

Ekzistojnë dy mekanizma për vaksinim. Njëri përmes ueb-faqes, ndërsa tjetri përmes mjekut amë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e mbrëmshme në emisionin “Click Plus” në TV 21, kur iu referua mënyrave të regjistrimit për vaksinim, njofton Portalb.mk.

“Mekanizmi i parë është përmes mjekut amë që shqyrton dëshirën apo vullnetin. E dyta është ueb-faqja, e cila me futjen e numrit amzë e gjen dosjen e tij elektronike në sistemin “Termini im” sipas algoritmit të moshës, sëmundjeve kronike etj. U jep përparësi qytetarëve për vaksinim dhe njofton mjekët amë të informojnë qytetarin. Gati 70% e punonjësve shëndetësorë kanë shprehur interes për vaksinimin dhe ata do të jenë të parët që do të vaksinohen. Pastaj, personat e tjerë mbi 70 vjeç. Me trajtimin e sëmundjeve kronike, bëhet një listë për informimin e mjekëve amë, më tej mjekët amë duhet të informojnë pacientët e tyre dhe t’i pyesin ata nëse duan të vaksinohen dhe informacioni të futet në Termin Tim”, theksoi Filipçe.

Ai kontatoi se mjekët amë në një pjesë kanë punë administrative.

“Filluam edhe një reformë që, për fat të keq, u ndal për shkak të krizës së koronës, në mënyrë që mjekët amë të mund të sigurojnë shërbime shtesë. Qëllimi ishte që të punësohej eventualisht një tjetër punonjës administrativ, në mënyrë që mjekët amë të mund t’i përkushtohen plotësisht dhe shumë më shumë pacientëve të tyre”, tha Filipçe.

Kur u pyet pse mjekët amë janë përfshirë në sistem, Filipçe tha se në thirrjen e fundit, duhet të ketë një bisedë me një mini anamnezë në lidhje me gjendjen aktuale shëndetësore të pacientit, dhe kjo duhet të bëhet nga mjeku i amë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button