fbpx

Mbrojtja e Naser Eshtrefit kërkoi rikonstruim të ngjarjes në Gjorçe Petrov, sipas udhëzimeve të Supremes që e ktheu lëndën në rigjykim

Do të ketë ose jo rikonstruim të ngjarjes tragjike në Gjorçe Petrov e cila ndodhi në maj të vitit 2014-të, nga e cila mbeti i vrarë maturanti Angel Petkovski, ndërkaq i akuzuar është Naser Eshtrefi, për këtë duhet të vendos Këshilli Gjykues deri të hënën, për kur edhe e ka caktuar seancën e radhës, në lidhje me kërkesën e palës mbrojtëse. Një gjë të tillë e pranoi Prokuroria, por jo edhe familja Petkovski. Rikonstruimi i ngjarjes është një prej arsyeve pse Gjykata Supreme i shfuqizoi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu në rigjykim, raporton Portalb.mk.

Gjykatëse e lëndës: Diana Gruevska – Ilievska
Prokuror: Darko Jakimovski
Avokati i mbrojtjes: Ivanka Jakimovska
Avokatët e të dëmtuarve: Branko Kuzmanoski dhe Goce Nestoroski

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot është mbajtur seanca gjyqësore për rastin “Naser Eshtrefi”, në të cilën Prokuroria duhej të deklarohet për kërkesën e palës mbrojtje për rikonstruim të ngjarjes që ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, më 19 maj të vitit 2014-të.

Pala mbrojtëse në seancën e kaluar ka dorëzuar kërkesë për rikonstrum, gjë të cilën e ka bërë edhe në gjykimin e parë të rastit, por e njëjta asokohe nuk është pranuar. Nga ana tjetër, në sqarimin e rikthimit të lëndës në rigjykim, Gjykata Supreme, ka udhëzuar që të bëhet rikonstruimi.

Prokurori, para se ta tregojë qëndrimin e tij për rikonstruimin, dha disa shpjegime në lidhje me veprimet e ndërmarra për dinamikën e ngjarjes.

“Çështja e rikonstruimit nuk është e lehtë dhe kërkon kujdes, duhet të shihet nëse ka ose jo nevojë për rikonstruim. Në lidhje me dinamikën e ngjarjes, Prokuroria nuk ka lëshuar asnjë veprim të rëndësishëm. Në lidhje me lëndimet trupore, të akuzuarit urdhërova që t’i bëhet kontroll trupor, urdhërova që të qartësohet. Pas tregimit të ngjarjeve nga dëshmitari Sasho Petkovski dhe i akuzuari kërkova nga Mjekësia Ligjore që të kontrollohet nëse janë të vërteta pozitat e pjesëmarrësve.  Në lidhje me atë se a është përdorur dru apo shkop (bejsbolli, shkrim i redaksisë). Incizimet, gjithashtu janë sqaruar. Të gjitha këto janë kujdes për dinamikën e ngjarjes. Prokuroria duhet të sigurojë hetim të pavarur dhe ajo është bërë. Në rastin konkret, pas 4 vite e gjysmë nga plotfuqishmëria, nuk ka fakte dhe rrethana të reja”, tha Jakimovski.

Ai shpjegoi se e pranon kërkesën e mbrojtjes, pavarësisht se sipas tij, me provat ekzistuese mund të shihet fotografia e plotë dhe e qartë e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Unë jam i bindur në provat për këtë rast, dhe sipas këtyre mund të shihni fotografi të plotë dhe të qartë. Gjykata Supreme kërkon rikonstruim, ne si Prokuroria pajtohemi me këtë. Me këtë duhet të matet koha e veprimit, largësia e personave dhe mënyra si ka ndodhur, sipas versioneve”, tha prokurori.

Para se të shkojë Këshilli Gjykues për konsultim, avokatët e familjes Petkovski, apo përfaqësuesit ligjor, kërkuan që Gjykata të mos e pranojë kërkesën për rikonstruim për shkak se kjo do të ishte një traumë shtesë për familjarët.

“Vlerësojmë se rikonstruimi eventual, do të paraqet traumë shtesë për të dëmtuarit, me provat, veçmas nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore, qartë u panë nëse bëhet rikonstruim nuk do të nxjerrë gjendje tjetër. Propozimi i mbrojtjes është i pabazë”, tha avokati Nestoroski.

Pas deklarimit të tyre, gjykatësit dolën jashtë sallës së gjykimit për t’u konsultuar në lidhje me kërkesën e rikonstruimit.

“Për kërkesën në fjalë, do të deklarohemi të hënën, më 15 shkurt”, tha kryetarja e Këshillit Gjykues Gruevska-Ilievska.

Naser Eshtrefi në gjykatë, foto Portalb.mk/Arbnora Memeti

Prokurori Jakimovski, por edhe avokatja në bashkëbisedim me gjykatësen u dakorduan se nëse ka nevojë për rikonstruim të gjithë do të ndihmojnë që të bëhet, përcjellë Portalb.mk.

Rikonstruimi është mjet juridik, nëpërmjet të cilës synohet të arrihet deri te gjendja faktike, nëpërmjet simulimit të ngjarjes, në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Pra, palët, në këtë rast, gjykatësit, prokurori, i akuzuari me avokatin e tij, të dëmtuarit me avokatin e tyre, por edhe ekspertë të ndryshëm, dalin në terren dhe bëjnë verifikimin e versioneve të ngjarjeve, si dhe me këtë konstatohet se cili version përputhet me gjendjen faktike.

Në këtë rast, mund të stimulohet ngjarja se si ka ndodhur, të matet koha e ngjarjes, pozitat se ku kanë qenë pjesëmarrësit, por edhe largësia e tyre.

Sipas literaturës juridike, me rikonstruim mund të kontrollohen rezultatet e marra nga provat tjera, të mënjanohen kontradiktat, të verifikohen gjetjet dhe mendimet e ekspertizave.

Ndryshe, Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

  1. 09.02.2021, seancë gjyqësore: Naser Eshtrefi: Ishte gjithçka e rastësishme, Angeli me babin e tij më rrahën, thikën e gjeta në tokë
  2. 27.01.2021, seancë gjyqësore: Dëshmitari nuk erdhi për shkak sëmundjes nga COVID-19, ekspertët s’kanë mundur ta arsyetojnë mungesën në punë
  3. 20.01.2021, seancë gjyqësore: U prezantuan video-incizimet për rastin në Gjorçe Petrov, askund nuk shihet Naser Eshtrefi me thikë
  4. 21.12.2020, seancë gjyqësore: “Naser Eshtrefi ka ndjerë rrezik dhe frikë”: Angeli më kapi për fyti dhe me babain e tij filluan të më rrahin
  5. 15.12.2020, seancë gjyqësore: Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta imë se kush ka sulmuar i pari
  6. 09.12.2020, seancë e gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
  7. 04.12.2020, seancë gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  8. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  9. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  10. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  11. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  12. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  13. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  14. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  15. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  16. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  17. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  18. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  19. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  20. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  21. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  22. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  23. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  24. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button