RMV, aktakuzë ndaj 36 personave për keqpërdorimet gjatë lëshimit të patentës së shoferit

Në bazë të nenit  353 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 dhe nenin 23 nga Kodi Penal, akuzohen 36 persona për keqpërdorimet gjatë procesit të dhënies së patentave të shoferit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Pesë të akuzuarit janë të dyshuar për “keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, pasi janë punonjës në Ministrinë e punëve të brendshme (MPB). Ata dyshohen që në periudhën nga 26.11.2019 deri më 19.05.2020 kanë dhënë patenta shoferi ndaj 31 dyshuarve tjerë, përkundër se nuk i kanë plotësuar kushtet për marrjen e kategorisë B.

Prokurori kërkoi vazhdimin e masës së paraburgimit  për të dyshuarin e parë, ndërsa tre punonjësit policor të dyshuar më herët, janë liruar nga kallëzimi penal.

Ndryshe, në fillim të muajit shkurt, Ministria e Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar padi penale kundër 36 personave, prej të cilëve tetë janë të punësuar në MPB, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të autorizimit dhe detyrës zyrtare”, “punë të papërgjegjshme në detyrë” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”, por edhe kundër 28 qytetarëve nën dyshimin se kanë kryer vepër penale “nxitje në kryerjen e veprave të theksuara penale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button