fbpx

RMV, në konkursin e MPB-së për pranimin e 600 policëve janë paraqitur 2.964 kandidatë

Në konkursin e shpallur të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fund të muajit dhjetor 2020, për punësim të 600 policëve, janë paraqitur 2.964 kandidatë, prej të cilëve 2.365 janë meshkuj. Për shkak të interesimit të madh, do të rritet numri i të punësuarve për 10 për qind, përkatësisht do të punësohen 660 persona. Këtë e ka kumtuar ministri, Oliver Spasovski, gjatë vizitës së sotme të Qendrës për Trajnim në Idrizovë, ku veç më po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të paraqitur, transmeton Portalb.mk.

“Në afatin e dhënë të konkursit për paraqitje, janë paraqitur gjithsej 2.964 kandidatë, numri është shumë më i madh se konkursi paraprak publik, kur kemi pasur gjithsej 2.391 të paraqitur. Ajo flet për interesimin te të rinjtë për profesionin policor dhe për imazhin pozitiv që e ka ministria jonë në mesin e kësaj kategorie të qytetarëve”, tha Spasovski.

Ai shtoi se, kursantët e ardhshëm policor, do të kalojnë fillimisht kontrolle fizike dhe më pas edhe psikologjike, pastaj kontrolle të njohurive, të sigurisë dhe shëndetësore, me respektimin e protokolleve shëndetësore. Deri në fund të muajit mars, përkatësisht fillimi i prillit, do të rrumbullaksohet procesi selektiv, me rangimin me pika të të gjithë kandidatëve.

Më pas do të vijoj zgjedhje të 660 kandidatëve, në pajtueshmëri me ligjin për punë të brendshme, përkatësisht për 10 për qind më shumë se numri i parashikuar. Ato do të udhëzohen në trajnim bazik njëvjeçar për polic. Edukimi teorik dhe praktik do të jetë në tre modele me nga katër muaj, ndërsa përmes rangimit do të zgjedhen nëpunësit e ardhshëm policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button