Mutacioni i ri i llojit britanik të koronavirusit mund të jetë kërcënim për vaksinimin

Varianti i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në qarkun anglez të Kentit do të mund të bëhej lloji dominues në botë, tha Sharon Pickock, kreu i programit për monitorim gjenetik të Britanisë, duke shtuar se shqetësim më të madh përbëjnë mutacinet e tij, njofton Portalb.mk.

Varianti i ri ka përmbytur vendin dhe ndoshta do të përmbysë edhe botën”, tha Pickock.

Ky lloj është zbuluar tashmë në më shumë se 50 vende. Për herë të parë u zbulua në nëntor 2020 në jug-lindje të Anglisë dhe përhapja e tij e shpejtë në muajt në vijim detyroi qeverinë britanike të vendosë kufizime të reja të rrepta në janar.

Vaksinat aktuale janë dizajnuar për versione të hershme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato mund të funksionojnë edhe kundër varianteve më të reja, megjithëse mund të mos jenë aq efektive. Pickock thotë se vaksinat e aprovuara në Britani duken efektive kundër varianteve ekzistuese të koronavirusit në vend, por mutacionet paraqesin një kërcënim të mundshëm.

“Ajo që është shqetësuese është se varianti 1.1.7, i cili ka qarkulluar për javë dhe muaj, ka filluar përsëri mutacionin dhe kjo mund të prishë mënyrën e trajtimit të virusit. Ky mutacion i ri mund të jetë një kërcënim për vaksinimin”, thotë Pickock.

Ky mutacion u identifikua për herë të parë në Bristol dhe përshkruhet si një “variant shqetësues”.

Aktualisht ekzistojnë tre variante të koronavirusit që shqetësojnë veçanërisht shkencëtarët: i Afrikës së Jugut, brazilian dhe britanik (Kent).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button