Dita ndërkombëtare e shkencëtarëve të rinj: MASh-i do të rrisë mbështetjen për nxënësit e talentuar

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të vajzave dhe grave shkencëtare- 11 shkurt , Ministria e Arsimit dhe Shkencës e uron këtë ditë duke iu bashkëngjitet shënimit të saj në nivel global. Siç potencojnë nga kjo Ministri, angazhimet dhe përparësitë kryesore janë të krijojë arsimim përmes të cilës çdo fëmijë do ta arrijë potencialin e tij të plotë dhe do t’i zhvillojë afinitetet e tij, por edhe i cili do ta forcojë barazinë gjinore dhe multikulturalizmin, njofton Portalb.mk.

“Mu për këtë me konceptin e ofruar për herë të parë në fokusin e sistemit arsimor vendosen nxënësit që do të kenë të drejtë të zgjedhjes atë që më së shumti dëshirojnë ta mësojnë. Qëllimi ynë kryesor dhe i vetëm është që t’i sigurojmë arsim fillor cilësor çdo vajze dhe djali, që është baza për zhvillimin e mëtejshëm intelektual dhe personal”, thuhet në kumtesën e MASh-it.

Sipas tyre, nga ky vit shkollor 2020/2021 është hapur Gjimnazi Matematiko – Informatikë në Shkup si shkollë e specializuar ku me programe të veçanta arsimohen nxënësit e talentuar në fushën e matematikës, fizikës dhe informatikës.

Përndryshe çdo vit Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan bursa për nxënës të talentuar nga shkollat ​​e mesme dhe atë veçmas nga 100 bursa për nxënës të talentuar sportist dhe 100 bursa për nxënës të talentuar në fusha të tjera. Shuma mujore është 2,970 denarë dhe paguhet për 9 muaj në vit.

Në mënyrë shtesë MASh-i ndan edhe kompensim të njëhershëm me para për nxënësit që do të fitojnë vendin e parë në garën shtetërore në cilën do lëndë të organizuar nga shoqatë e akredituar e mësimdhënësve (shuma është 50% e pagës mesatare neto në vend ), si dhe kompensime të njëhershme me para për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në garën ndërkombëtar në lëndën matematikë dhe shkencat natyrore (50%, 40% gjegjësisht 30% të pagës mesatare neto në vend, në varësi të vendit të fituar ). Gjithashtu ndahet edhe kompensim mujor me para për fitimin e medaljes të olimpiadës ndërkombëtare shkencore (12 muaj në vit, 12,000 denarë për fitimin e medaljes së artë, 10,000 për medaljen e argjend dhe 8,000 denarë për medalje e bronzit).

Nxënësit që do ta fitojnë vendin e parë në kuadër të garës shtetërore – Lideri i profesionit (garë midis nxënësve nga shkollat ​​e mesme profesionale), gjithashtu fitojnë kompensim të njëhershëm me para në shumë prej 50% të pagës mesatare.

Nga MASh-i thonë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen me krijimin e  dhe përparimin e  politikave të reja ekzistuese për mbështetje të nxënësve të talentuar, me qëllim që të mundësojë realizimin e plotë të potencialit të tyre dhe stimulimin për investimin e njohuritë dhe aftësive të tyre në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button