Vaksinimi masiv në Izrael ka zvogëluar numrin e të infektuarve me kovid-19 te personat mbi 60 vjeç me 53%

Imunizimi i shpejtë që po e zbaton Izraeli është gjithashtu hulumtimi më i madh i vaksinës Pfizer/Biontec në realitet. Rezultatet po vijnë ngadalë dhe janë premtuese, njofton Portalb.mk.

Më shumë se gjysma e izraelitëve të vaksinuar, rreth 3.5 milion, kanë marrë tashmë një ose dy doza dhe studimet fillestare tregojnë se vendi po përjeton rënie të virusit, një sinjal kyç që vaksinat mund të kufizojnë përhapjen e sëmundjes. Shkencëtarët pajtohen se parandalimi i përhapjes së infeksionit është thelbësor për zvogëlimin e rrezikut të varianteve të reja dhe arritjen e imunitetit të tufës.

Programi izraelit i vaksinimit filloi më 19 dhjetor dhe besohet se më shumë se 75% e njerëzve mbi 60 vjeç kanë marrë dozën e parë deri më tani, si dhe 25% të grupit më të ri, 40 deri 60 vjeç.

“Siç edhe pritej, dy javët e fundit të janarit është vërejtur rënie domethënëse e ngarkesës virale tek njerëzit mbi 60 vjeç, krahasuar me grupin tjetër prej 40 deri 60 vjeç”, tha autori i studimit Janiv Erlich.

Më saktësisht, te personat mbi 60 vjeç numri i rasteve të reja të infeksionit është ulur me 53%, numri i hospitalizimeve me 39% dhe numri i rasteve të sëmundjeve të rënda me 31%. Në të njëjtën kohë, këto shifra janë shumë më të këqija në mesin e personave nën 60 vjeç, të cilët erdhën më vonë në rend për t’u vaksinuar.

Më shumë informacion do të ketë në javët e ardhshme, pasi të analizohen të dhënat e vaksinimit në grupet më të reja. Pfizer monitoron vaksinimet në Izrael në baza javore për të marrë njohuri për atë që mund të zbatohet në të gjithë botën.

“Mbetet i vështirë parashikimi i saktë se kur mund të arrihet imuniteti i tufës,” thonë nga Pfizer.

Një javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës Pfizer, ka pasur 254 të infektuar nga 416,900 persona dhe 22 ditë pas vaksinimit të plotë, nuk është regjistruar asnjë rast i ri infeksioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button