LINDJET E PARAKOHSHME

Çfarë  është lindja e parakohshme?

Lindja e parakohshme apo premature ndodh kur kontraksionet fillojnë të hapin qafën e mitrës përpara se ti të jesh 37 javëshe shtatzanë. Një shtatzëni në term të plotë zgjat 40 javë.

Lindja e parakohshme është shkaktari kryesori i vdekshmërisë te neonatalët dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore kronike të mushkërisë, vonesa në zhvillim si dhe paralizë celebrale.

Statistikat tregojnë se shifrat e lindjeve të parakohshme kanë pësuar një rritje. Sipas US National Center for Health Statistics, ka 1 lindje të parakohshme për 8 lindje në term. Ekspertët deklarojnë se kjo vjen si pasojë e rritjes së përdorimit të trajtimeve për fertilitetin apo trendit të shtatzënive të më vonshme.

Trajtimet e reja moderne kanë pasur progress domethënës në trajtimin e bebeve të lindura para kohe, por gjithashtu ka pasur dhe avancime në parandalimin e lindjeve të parakohshme.

Faktorët që ndikojnë në lindje të parakohshme:

Shkaqet specifike të lindjes së parakohshme nuk janë qartësisht të ditura, por ekspertët thonë se disa faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në provokimin e kontraksioneve në mitër përpara se bebi është gati të lindë. Nuk ka një shkak kryesor që mund t’i atribuohet si arsye e lindjes së parakohshme. Ju mund të keni një lindje të parakohshme dhe pa asnjë shkak kryesor.

Je më e rrezikuar për një lindje të parakohshme nëse:

  • Je shtatzëne me më shumë se një fëmijë-ke më shumë probabilitet të lindësh më herët se vetëm me një embrion.
  • Ke pasur më parë lindje të parakohshme –Nëse ke pasur lindje të parakohshme të mëparshme, je më e rrezikuar për të pasur sërish.
  • Ke anormali në mitër apo qafën e mitrës-Mitër e madhe apo anormali në strukturë mund të vështirësojnë mbajtjen e bebit. E njëjta ndodh për mitër të vogël apo jo të përshtatshme.
  • Ke lindur para kohe- Studimet tregojnë se femrat që janë vetë rezultat i lindjes së parakohshme janë më të rrezikuar për të pasur një lindje të tillë.
  • Mosha – Femrat nën 17 dhe mbi 35 janë më të rrezikuara për lindje të parakohshme.
  • Intervale të shkurtra mes shtatzënive – Të ngelësh shtatzëne përpara 18 muajve nga lindja e fundit mund të rrisë probabilitetin e lindjes së parakohshme. Sa më i gjatë intervali aq më i vogël riskut

 Shenjat dhe simptomat e lindjes së parakohshme:

Ju duhet të kontaktoni doktorin tuaj urgjentisht pasi shihni këto simptoma të lindjes se parakohshme:

  • Dhimbje mesi – dhimbje mesi veçanërisht në pjesën e poshtme, konstante dhe që nuk të lejon të ndërrosh pozicione.
  • Dhimbje menstruale-dhimbje e njëjtë kur je me perioda në fund të barkut.
  • Kontraksione-5 ose më shumë kontraksione në një orë.
  • Simptoma të gripit-përzierje, diarre, marrje mendsh edhe nëse s’janë shumë të forta.
  • Rrjedhje-rrjedhje vaginale, apo çdo lloj rrjedhje që ngjason me plasjen e ujërave.
  • Presion –në rritje në vagin apo pelvis ndihesh sikur bebi po shtyn poshtë.

 Si mund të kontrollosh për kontraksione?

  • Vendos gishtat në abdomeni
  • Nëse mendon se uterusi po bëhet i butë apo i fortë është kontraksion.
  • Shënoji kontraksionet. Shëno kohën mes tyre.
  • Ngrihu në këmbë, ndërro pozicion për të parë nëse ndalojnë kontraksionet. Qetësohu dhe pi 2-3 gota ujë.
  • Nëse vë re kontraksione çdo 10min telefono doktorin. Nëse ndjen dhimbje telefono doktorin.

Shumica e grave kanë kontraksione false jo të dëmshme të njohura si Brakston Hiks. Ato nuk janë të rregullta dhe nuk mund të provokojnë lindje. Nëse ato bëhen më të shpeshta apo të rregullta si p.sh një në 10-12min, atëherë këto mund të jenë kontraksione paralindje që do të sjellin hapjen e cerviksit. Kur i ndjen këto kontraksione duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

Çfarë mund të besh nëse po përjeton lindje të parakohshme?

Nëse ti ke simptomat e mësipërme të lindjes së parakohshme duhet kontaktos doktorin. Është normale të kesh frikë por duke ndërmarr hapat e mëposhtëm mund ta ndalosh.

  • Shko ne tualet përpiqu të zbresësh fshikëzën.
  • Shtrihu nga ana e majtë, do të reduktojë shenjat e simptomat.
  • Mos u shtri me kurriz pasi rrit kontraksionet.
  • Pi sa më shumë ujë pasi dehidratimi sjell kontraksione.
  • Numëro kontraksionet.

Nëse nuk janë zhdukur simptomat pas 1 ore kontakto sërish me doktorin. Sigurohu që i tregon të gjitha simptomat.

Testet diagnostikuese për lindjen e parakohshme:

Doktori do të ju kontrolloj për shenja dhe simptoma. Testet e lindjes së parakohshme janë:

Ekzaminim pelvik-Doktori do kontrollojë për butësinë apo fortësinë e uterusit si dhe masën e bebit dhe pozicionin e tij. Mund të ju ekzaminoj për të parë nëse është hapur cerviksi , nëse ujërat kanë plasur apo probleme me placentën.

Eko– Ju do ti nënshtroheni një eko për të masur gjatësinë e cerviksit dhe për të përcaktuar moshën, peshën dhe pozicionit të bebit. Ju do të monitoroheni për pak kohë dhe do ti nënshtroheni një eko serish pak më vonë.

Monitorimi uterusit – Një monitorues uterusi mat hapësirat mes kontraksioneve të lindjes.

Teste laboratorike – Doktori do të kontrolloj për prezencën e ndonjë infeksioni dhe kontrollit për rrjedhje vaginale.

Amniocinteza – Në këtë test lëngu amniotic do të merret për të parë maturinë e mushkërive të bebit por mund të përdoret dhe për të parë ekzistencën e infeksionit në ujin amniotik.

Doktori do të ju bëj me dije rreziqet si dhe si mund ta parandaloni. Ndonjëherë ndalon dhe vetë.

Trajtimi për lindjen e parakohshme:

Objektivi i doktorit tuaj është ta ndalojë apo ta shtyjë sa më shumë të jetë e mundur.

Ndërhyrje në cerviks:

Është një ndërhyrje nëpërmjet operacionit që mund të parandaloj lindjen e parakohshme dhe rekomandohet nëse ti përjeton simptomat para 24 javëve shtazani. Në këtë metodë qafa e mitrës qepet me substanca të forta. Këto substance hiqen kur bebi arrin termin te 37 javësh .

Lëngje shtesë:

Sa më shumë lëngje për të parandaluar dehidratimin , ulin shanset e kontraksionit.

Antibiotik:

Nëse infeksionet shkaktojnë lindjen ju do të merrni një dozë antibiotikësh. Nëse nuk jeni testuar për Grup B strep, ju do të merrni antibiotik për të mos ja kaluar foshnjës.

Steroide :

Nëse je në javën 24-34 të shtatzënisë ju do merrni një injeksion me steroid potent për të parandaluar mungesën e maturisë së mushkërive te bebi. Pas javës 34 mushkëritë e bebit tuaj janë mature për lindje.

Magnez:

Do të ju ndihmoj për të parandaluar dëmtime në tru te foshnjat e lindura para javës së 32 të shtatzënisë

Parandalimi:

Minimalisht 18 muaj nga shtatzënia e mëparshme:

Rreziku për lindje të parakohshme reduktohet nëse ju prisni të paktën 18muaj nga shtatzënia e fundit. Kjo periudhe quhet nga lindja deri te konceptimi i radhës

Vizitat me doktorin:

Kujdesi i rregullt dhe i hershëm prenatal mund të ndihmoj në trajtimin e faktorëve të rrezikshëm dhe të ju ndihmoj të keni një shtatzëni të shëndetshme.

Kontroll i disa faktorëve në stilin e jetesës:

Shmang duhan pirjen, alkoolin dhe drogën pasi ju shkaktojnë lindje të parakohshme.

Kontrollo peshën:

Marrja e kileve të tepërta  pa kontroll do të rris shanset e preklamsias dhe diabetit të shtatzënisë, të dyja shkaktare të lindjes së parakohshme. Por edhe mungesa e shtimit në peshë është me rrezik.

Vitaminat prenatale:

Marrja e suplementeve me vitamina prenatale do të përmirësoj shëndetin e përgjithshëm. Studimet kanë treguar se marrja e acidit folik do të reduktojë shanset për probleme me placentën apo lindjen e parakohshme.

Të ushqehesh mirë:

Të pasurit e një dietë të shëndetshme e balancuar nuk do ju jap një bebe të shëndetshme por do të ju ndihmoj të keni një lindje në kohën e duhur. Marrja e ushqimit të pasur me yndyrë omega 3 njihet që redukton lindjen e parakohshme. Ushqimet e pasura me Vitaminë C gjithashtu ndihmojnë.

Hidratohu:

Pi sa më shumë ujë që të mbash veten të hidratuar.

Kujdesi dentar:

Parandalimi i problemeve me mishrat e dhëmbëve është një faktor për të shmangur lindjen e parakohshme. Duhet të bëni një kontroll me dentistin.

Mos e mbaj urinën:

Mbajtja e urinës shkakton inflamacion të fshikëzës, dhe irriton utreusin duke sjell kontraksione. Gjithashtu mund të sjell infeksione urinare qe shkaktojnë kontraksion.

  1. Pusho dhe relaksohu:

Largoje stresin, depresionin dhe ankthin pasi këto faktor psikologjik mund të prek rritjen e bebit. Nëse ti je me ankth për një periudhë të gjatë ju preket shëndeti dhe bebi mund të lind me një peshë të vogël.  Balance jetën me diet, stërvitje , punë,

Praktiko pozicionin e Ariut polar :

Ekspertët thonë se ky pozicion për 15min , katër herë në ditë do ju largojë presionin në mitër. Duke e bërë këtë bebi largohet nga ai pozicion dhe shkon drejtë mushkrive të nënës. Në këtë mënyrë bebi do të jetë rehat dhe do të parandalojë lindjen e parakohshme. Gjithashtu lehtëson lindjen kur të vij koha.

Çfarë ndodh nëse bebi lind herët?

Bebet premature kanë risk më të lart të shqetësimeve neurologjike si dhe të aparatit tretës apo frymëmarrjes. Disa bebe vonesa zhvillimore.

  • Bebe të lindura përpara 24 javëve të shtatzënisë kanë më pak mundësi mbijetese. Vetëm 50% arrin t’ia dalin dhe 50% të tjerë kanë probleme permanente ose nuk ia dalin dot.
  • Bebet e lindura përpara 34 javëve të shtatzënisë kërkojnë ndihmë neonatale në inkubator për disa ditë, javë ose muaj.
  • Bebet e lindura gjatë 34-37 javëve ia dalin mirë pa shqetësime. Thjesht i duhet të kalojnë pak kohë në inkubator përpara se të ikin në shtëpi.

Shpresojmë  që ky artikull ju ndihmoj në kuptimin e lindjes së parakohshme dhe parandalimit të saj. Sa më shpejtë që ju i përgjigjeni shenjave paralajmëruese aq më shumë ia dilni ta ndaloni atë!

Autore: Zamira Bexheti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button