Futbollistët Ibrahimoviç dhe Lukaku pritet të shpëtojnë pa u dënuar pas përplasjes së tyre në Coppa Italia

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku dhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic mund të marrin një dënim edukues që synon promovimin e lojës së ndershme, shkruan Telegrafi.

Ylli belg dhe ai suedez u përplasen mes veti në pjesën e parë gjatë derbit Inter-Milan në Coppa Italia muajin e kaluar.

Sipas gazetës La Repubblica, Lukaku dhe Ibrahimovic po presin të dinë datën për t’u paraqitur para Prokurorit Federal në lidhje me dënimet e mundshme.

Raporti përfshin hipotezën e një ujdie për pranimin e fajësisë, me një dënim edukues që synon promovimin e lojës së ndershme.

Komisioni Disiplinor tashmë kishte pezulluar Zlatanin dhe Lukakun për një ndeshje në Coppa Italia, por shkaku që belgu mbushi numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa suedezi mori të kuqin pas dy të verdhëve.

Pamjet filmike vërtetuan dhe të dy sulmuesit përdoren fyerje racore, familjare dhe fetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button