RMV, vaksinat megjithatë nuk do të arrijnë, Qeveria: Ngjarja shtyhet për një ditë tjetër

Edhe pse u paralajmërua se vaksinat e para kundër Kovid-19 do të arrijnë nesër në Maqedoninë e Veriut nga Republika e Serbisë, kjo ngjarje është anuluar për shkak të një problemi me dokumentacionet, shkruan Portalb.mk.

Në mesnatë, nga Qeveria e RMV-së informuan se vaksinat nga Serbia nuk do të arrijnë nesër, për këtë, edhe ngjarja e paralajmëruar është shtyrë për një ditë tjetër.

“Ju informojmë se për shkak të nevojës për të harmonizuar dokumentacionin teknik në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, ngjarja që u njoftua për nesër, 11 shkurt 2021 (e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanovc shtyhet për një datë tjetër në ditët e ardhshme”, deklaruan nga Qeveria e RMV-së.

Ndryshe, bëhet fjalë për 8.000 vaksina të cilat RMV-ja do të ja paguante Serbisë me një çmim të mirë, gjegjësisht, aq sa i ka marrë Serbia, pa llogaritur transportin dhe harxhimet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button