Mundemi të realizojmë edhe zgjedhje lokale edhe ato parlamentare, vlerësoi kryetari i KSHZ-së

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut sot zhvilloi seancën e dytë, ku vendosi për formimin e grupit punues për hartimin e Strategjisë TIK për periudhën 2021-2023, transmeton Portalb.mk.

“Në pikën e rendit të ditës Të ndryshme, Komisioni diskutoi për përditësimin e Listës zgjedhore, përkatësisht për shpalljen e gjendjes së fundit të Listës zgjedhore, katër herë në vit, si detyrim që rrjedh nga Kodi zgjedhor dhe nevojën për informim të opinionit me anë të kampanjës për kontrollim të të dhënave në të njëjtën”, njoftojnë nga KSHZ-ja.

KSHZ-ja raportoi për shqyrtimin e kërkesës së tyre deri tek Ministria e financave për sigurim të mjeteve shtesë për furnizim të fingerprint aparateve. MIA raportoi që kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski ka theksuar dyshimet e disa anëtarëve të Komisionit, në lidhje me furnizimin me pajisjet për skanimin e gishtërinjve, si pjesë e procesit zgjedhor.

Dashtevski vlerësoi që “KSHZ-ja mund të ketë kapacitet t’i zbatojë edhe zgjedhjet lokale edhe ato të parakohshme parlamentare, nëse partitë politike dakordohen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button