Anxhela Martini bën gjithçka për famën

Vetëm ditë më parë është bërë publike lidhja e re e modeles së njohur shqiptare me multimilionerin Tim Vögele. Por, mediat zvicerane nuk kanë qëndruar të heshtura për të hulumtuar të kaluarën dhe për të nxjerrë në pah urinë e saj për famë pikërisht nga një ish-i dashur i saj, futbollisti shqiptaro-zviceran Pajtim Kasami.

“Anxhela bën gjithçka për t’u bërë e famshme. Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të moçëm, të bukur, të shëmtuar, të zinj apo të bardhë. Kapitali i saj, është pamja e bukur. Ajo është sipërfaqësore”, ka thënë Kasami në një intervistë për Blick.


I pyetur nëse këto fjalë vijnë nga ndjenja e xhelozisë, pasi është braktisur nga bukuroshja, lojtari i skuadrës angleze Fulham thotë: “Ky kapitull është i mbyllur për mua. Unë shpresoj që Anxhela të jetë e lumtur me atë çfarë po bën”.


Tim Vögele, më i riu në krah të bukuroshes shqiptare, është trashëgimtar i një kompanie të madhe tekstili, pasuria e të cilit vlerësohet në mes të 400 dhe 500 milionë eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button