fbpx

Papunësia në RMV është 17.3%, mbetet e madhe në krahasim me vendet e rajonit, konstatoi Revizioni

Enti shtetëror për revizion ka kryer revizion në kuadër të tregut të punës në periudhën prej vitit 2017-2020, duke konstatuar se masat e ndërmarra nga institucionet janë jo të mjaftueshme, transmeton Portalb.mk.

“Politikat, masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente nuk janë mjaftueshëm efektive për të siguruar punësim dhe aftësi në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe për të tejkaluar trendin e ikjes se vazhdueshme të kuadrit nga vendi”, vlerësuan nga Enti shtetëror për revizion.

Revizioni gjithashtu është në kuadër të temës “Fuqia e punës 2030-a është i përgatitur vendi juaj?”, që është realizuar edhe në Izrael, Finlandë, Itali, Bullgari, Poloni, Gjyqin evropian për revizion (ECA) dhe në Korejën e Jugut.

“Shkalla e papunësisë në RMV në vitin 2019 është 17.3% , e cila shënon ulje për 5.1% në raport me vitin 2017”, deklarojnë nga Enti, duke shtuar që “krahasuar me rajonin, BE dhe Euro zonën, shkalla e papunësisë në RMV mbetet e lartë”. Në raport theksohet që papunësia në Shqipëri në vitin 2019 ka qenë 12.3%, në BE 6.7%, në Serbi 10.5%, në Bullgari 4.2%, në Greqi 17.3%, ndërsa në Kroaci 6.6%

Revizioni sqaroi që tek të rinjtë, papunësia ishte 39.2% në vitin 2017, 37% në vitin 2018, 30.5% në 2019.

“Në raport theksohet se të rinjtë në RMV përballen me vështirësi gjatë procesit të kalimit nga arsimi në tregun e punës, dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të papunë  në afat më të gjatë kohor, gjë që ndikon në humbjen e njohurive dhe aftësive të fituara, produktiviteti i tyre zvogëlohet, dhe me këtë minimizohen edhe shanset për të gjetur një punë”, deklaroi Enti.

Revizioni konstatoi që nuk ka zbatim të plotë të qëllimeve të përcaktuara strategjike;  emigracioni i krahut të punës me kualifikim të lartë (“ikja e trurit”), ashtu që jashtë RMV-së jeton dhe punon 40% e kuadrit me arsim të lartë; duke konstatuar edhe çështje tjera, si zbatimin e pjesshëm të dokumenteve strategjike dhe të planifikimit, mungesën e një qasje mjaft të koordinuar e sistematike dhe shumë probleme tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button