Anëtarsimi në Unionin Europian: Një ëndërr ambicioze apo një tunel që në fund s’i shihet drita

Jemi viti 2021 dhe në muajin dhjetor të 2021-shit dhe mbushen plot 25 vjet ‘’jubilarë’’ prej kurë Maqedonia e Veriut dhe UE-ja kanë vendosur marëdhënie diplomatike edhe hap rrugen e Maqedonisë drejt misionit të RM-së në UE, dhe akoma skemi datë për filllimin e negociatave me UE. Në vitin 2020, asnjë nga vendet e para të zgjedhur nga Balkani peredndimorë nuk pati perparim në procesin e euro intergrimeve. Shtrohet pyetja se këto vende nga ky rajon a thua vallë kanë mundur që të bëjnë dicka më tepër në këtë drejtim? Po, mirpo a thua vallë edhe vet ky proces i intergrimit do mund të jetë funksional kur këto shtete nuk mund të përparojnë ndër vite apo nuk kanë kapacitete intelektuale e administrative dhe dije të mjaftueshme ‘’know how’’ për ballafaqim me situatat e imponuara apo reformat e domosdoshme që duhet implementuar nga vet shtetet aspirate të UE-së.

Lëvizjet e stërzgjatura dhe jo të lakmueshme të të dyja palëve na sollën në një situatë ‘’status quo’’ dhe te shtrojmë pyetjen dhe ceshtjen ‘’ quo vadis’’ që dmth se ku shkojmë ne dhe a jemi duke lëvizur në rrugën e duhur apo s’lëvizim dot ose po kthehemi prapa, apo nuk jemi të mirëseardhur dhe të mikpritur nga vet ‘’fenomeni ‘’ UE dhe këto ‘’reforma’’ që duken edhe të paaritura dhe që asnjëherë nuk përfundojnë, vijnë e vetëm shtohen e stërngarkohen, e që edhe mes tjerash në një deklaratë Zhan Klod Junker Kryetari i Komisionit Europian i cili pati deklaruar se më, ska zgjerim të UE deri më 2020, e që në opinion hasi në një negativitet të dhe mllef të theksuar.

Ja edhe 2020 kaloi e përfundoi, e mbijetuam edhe 2020-shin shtrohet pyetja cka më tutje?

Erdhi 2021 dhe a do të ketë më zgjerime apo do të kemi deklarata të ngjajshme si ajo e Junkerit, ose po do kemi shprehje dhe deklarata të kalibrit, vazhdoni Ju me reformat, e Unioni Europian është këtu dhe derën e keni hapur (mirëpo gjithmonë në mënyrë deklarative e individuale nga zyrtar të Unioniot Europian e asnjëherë si konsesus e si kolektiv i UE-së . Jemi 2021 viti dhe me Gjermaninë si kryesuese me Unionin Europian mirpo edhe kësaj rradhe sic duket asgjë të re në kët drejtim dhe sic duket edhe situata e krijuar me pandeminë globale na ka hudhur e na ka perjashtuar nga agjenda dhe interesi i Unionit Europian.

Kjo situatë vë në pah dy cështje kryesore e para paaftësinë e zyrtarëve dhe pushtetarëve që pavarësisht se cilët janë në pushtet të majtët apo të djathtët nuk arijnë dhe nuk kanë kapacitet influencues diplomatik që ti shtyejnë proceset në drejtimin e duhur, e nga ana tjetër vet stërzgjatja e procesit shpalos edhe më tepër brengën dhe mllefin e qytetarëve të vendeve nga rajoni të cilët gradualisht ‘’mplaken’ dhe lodhen nga ëndra e shumpritur e asnjëherë e realizueshme që të shohin vendin e tyre në një hap para dhe më afër Bashkimit Europian, e që visa- vi situatës së thurur na ndodh edhe ikja e shpërngulja e kapacitet rinor e intelektual nga vendi (brain drain), nëpër vende tjera të Unionit Europian, që sëpaku të krijojnë mundësi të reja të sferave të ndryshme, të një arsimi cilësorë, të një shëndetësie cilësore, të një mirqenie të sigurt sociale dhe një jetë më të rehatshme finaciare e pensionale për trashigmtarët e tyre dhe familjarët e tyre. Ndërsa pika e dytë shfaq edhe zbehjen dhe uljen e intensitetit diplomatik e reciprok të zyrtarëve dhe politikave të Bashkimit Europian si dhe vet shtete e anëtare të Union Europian vazhdojnë të besojnë dhe të kultivojnë idenë se ‘’ ky vend nuk bëhet’’ apo Europa Juglindore dhe konkretisht Ballkani perendimorë do të transferohet në një vend ku do të mbizotrojë dhe do të funksionojë ligji ‘’ rule of law’. Derisa ato vazhdojnë të kultivojnë këtë bindje edhe ne vazhdojmë po në të njëjtën mënyrë, duke humbur besimin edhe në këtë ide të shumëkërkuar e shumëpritur për neve.

Mund të themi se Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian sinqerisht besojnë në ëndrën Europiane në Europën e bashkuar, dhe do të punojnë intenzivisht për të bërë kët pjesë të Europës pjesë e familjes së madhe të UE-së. Megjithatë, historia dëshmon që këto institucione nuk kanë forcë të mjaftueshme që premtimet e dhëna të zbatojnë dhe t’i aplikojnë në realitet. Me këto vendime jo korekte u ballafaqua jo vetëm Maqedonia dhe Shqipëria por poashtu dhe Kosova në lidhje me liberalizimin e vizave i cili vendim u promovua dhe u premtua disa vite rradhazi për Kosovën ndërsa Bosnja dhe Hercegovina tash më nuk kanë edhe asnjë status të kandidatit. E Mali i Zi e Serbia vazhdojnë të ecin në vend, pa asnjë hap përpara.

Nuk është aspak sekrete që Franca, Danimarka, Hollanda, Spanja dhe së paku edhe dy tre anëtare tjera të Unionit Europjan janë të rezervuara në lidhje me këtë temë dhe besojnë që ky process edhe më tej sic vjen e do vështirësohet edhe më tepër. Kulminacioni i këtij fakti qëndron se në fund të vitit 2020, konkluzionet e procesit për zgjerim dhe stabilizim asociim nuk u përfillën. Konkluzionet kanë ngecur dhe janë bllokuar pranë Këshillit të ministrave. ‘’ Kapaku’’ i krejt kësaj situate ishte shfaqja në sipërfaqe e problemit bilateral në fakt kontestit në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në lidhje me identiten dhe gjuhën që në fakt këto të dytët mohojnë ekzistimin e popullit maqedonas, historisë maqedonase dhe identiteti maqedonas, dhe bllokuan procesin që vendi ynë të marr datë për fillimin e negociatave me Unionin Europian, situatë që ktheu Maqedoninë në periudhën e kontestit që pati me Greqinë në lidhje me emrin, e që ky kontest bilateral i kushtoi Maqedonisë disa dekada bllokade diplomatike kundrejt politikave të Unionit Europian ndaj Maqedonisë, shtrohet pyetja se a vallë po e njejta situatë do përsëritet dhe a thua do duhet të presim edhe një dekadë të ardhshme që ky kontest bilateral në mes Bullgarisë e Maqedonisë të ketë një epilog kompromis ‘’erga omnes’’.

Edhe Gjermania si kryesuese aktuale e Unionit Europian nuk arriti që të bind Bullgarinë dhe të zbus situatën dhe të zhbllokoj proceset që Maqedonia të marr datën e shumpritur për fillim të negociatave. Mirëpo nga ana tjetër poqese kthehemi në retrospektivë marrja e datës për fillim të negociatave me Unionin Europian nuk është tepër domethënëse ngaqë , edhe mali i Zi morri kornizën e bisedimeve para tetë viteve mirpo derisa sot akoma nuk ekzistojnë elemente shpresdhënëse se thuajse në një të afërmt të shpejtë këto bisedime do të përfundojnë. Korniza e fillimit të bisedimeve është vetëm një formalitet për stërzgjatjen edhe ma shumë të anëtarsimit në Unionin Europian, e sic thotë edhe vet titulli një tunel që drita në fund të tij sic afrohesh e zbehet, dhe procesi i bisedimeve të jetë më tepër politik e esencial e jo teknik sic ishte deri më parë.

Metodologjia e re e sjellur nga Unioni Europian për anëtarsimet e reja në unionin Europian, pikërisht përqëndrohet në politik e jo në teknik, mirpo po e njejta metodologji akoma nuk është e dëshmuar për efikasitetin e sajë dhe nuk është i përpunuar dhe analizuar në detaje ndaj edhe akoma ska filluar të implementohet kjo metodologji, dhe me siguri do duhet të presim edhe një dekad tjetër pas bisedimeve, e në ndërkohë UE apo ndonjë shtet anëtare e Unionit Europian do të shpik ndonjë rregullativë që ska të bëj me parimet bazë të UE sic janë sundimi i së drejtës, funksionimi i mirë e i drejtë shtetrorë, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut e kështu me rradhë, bllokadat nga shtetet e ndryshme për ndonji problem të ngjajshëm e i cili mund të zgjidhet mes shteteve edhe në kuadër të UE, nuk janë politika të shkruara dhe metoda të promovuara nga vet Institucioni UE, dhe kto forma të kushtëzimeve mund të jenë të panumërta dhe vetëm që qëllimi final kur të mos arihet.

Mospërfillja e parimeve dhe politikave kyce nga disa shtetet dhe krijimin e politikave dhe metodave të reja, drejtpërsëdrejti impakton negativisht, bllokon dhe deprimon angazhimin e UE si tërësi dhe disa shteteve anëtare në vecanti që punojnë në drejtimin e zgjerimit të Unionit Europian dhe në promovimin e ides së Europës së bashkuar dhe që realisht dëshirojnë që Balkanin ta inkuadrojnë në UE. Procesi qasës dhe inkuadrues në UE është tejet i vështirë dhe kërkon nga vendet tona punë dhe shumë ndryshime e reforma, dhe të hekin dorë nga keqmenaxhimi me shtete e tyre e që në shikim të parë theksohet korupsioni, mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut, lira e të shprehurit, liria e medias, dhe ckapja e shtetit apo institucioneve shtetrore nga më të fortit e vendit ose pushtetit, dhe ndoshta një ditë me plotësimin e të gjitha kritereve vendi yni do bëhet anëtare e UE. Shikuar historikisht procesin e anëtarsimit në UE të shteteve të deritanishme, dhe periudha e e zgjatjes së negociatave apo periudha nga aplikimi e deri te antarsimin, sinqerisht është dekurajuese dhe në shikim të parë konkludojmë se për Ballkanin perendimor metëvertet është duke u aplikuar një metodologji jashtzakonisht me një kriterium të lartë e që vet shtetet të cilat i kanë sjellur, nuk kan kaluar nëpër këto faza dhe nuk i kan tejkaluar këto faza përgjatë rrugës në anëtarsimin në Unionin Europian.

Vendi ynë dhe rajoni në përgjithësi, përmban një sindrom i aq sindrom Balkanik i politik bërjes që promovon antivlerë, forcë, kanosje, dhe muskuj në mbajtje dhe qeverisje të pushtetit dhe një rahatllëk që e mbjellin dhe e kultivojnë vite me rradhë partitë që janë në pushtet e që e bën edhe më të vështirë realzimin e kësaj aspirate ngaqë ky luks dhe kjo forcë po të njëjtit nuk duan ta humbin dhe ta lëshojnë prej dore, e që domosdoshmërisht vështirëson akoma e më shum procesin e eurointegrimit, dhe reformat e shumë kërkuara, janë pikërisht këto lloj reformash dhe elminimin e kësaj forme të qeverisjes, dhe vendosje e një sistemi më të balansuar të kontrollit shtetror ‘’check and balance’’ e kush tjetër përvec se popullit që është sovrani dhe bartësi i procese reformuese në një vend demokratik, mirpo për fat të keq populli na shpërngulet, ndërsa këto që jemi ngelur o jemi të kapur o jemi të pakët, dhe nji pjesë tjetër jemi në gjumë.

Këtë komoditet që e kanë krijuar subjektet politike na vjen nga vet populli nga që kërkesa (në kët rast populli) e oferta (partia politike) janë në kohezion perfekt ngaqë ne nuk duam ose nuk dijmë të kërkojmë më tepër, ofertuesi na ofron muhabete boshe në fakt ate që ne e meritojmë, dhe me kollajllëk realizon dhe e mbron interesin e vet personal. Forca progresive dhe lokomotiva e nje vendi gjithmonë janë në numër të pakët ose minoritet dhe po të njejtit lehtë i shuajnë dhe i heshtin, qofshin individ apo grupacione qytetarësh të organizuar në forma të ndryshme. UE gjithmon duhet ti përkrah kto forca dhe t’i stimulojë deri në realizimin e tyre final.

Shkruan: Zeliha Mustafa, studente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button