Të rinjtë e ASH – AAA aktivitet për librin fyes ndaj shqiptarëve, u ndaluan disa minuta nga policia (VIDEO)

Aktivistët e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sot, pas mbajtjes së aktivitetit para MASH-it në lidhje me librin e gjeografisë me ç’rast kanë djegur faqen ku shqiptarët paraqiten se kanë prejardhje prej etniteteve të tjera, janë ndalur për disa minuta nga policia.

Pas mbajtjes së konferencës për media, ku aktivistët kanë reaguar në lidhje me përmbajtjen e këtij libri, ata kanë hyrë brenda në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për t’ia dhuruar ministres së këtij dikasteri një libër mbi fiset shqiptare. Sigurimi ka njoftuar policinë, duke e paraqitur këtë si sulm dhe pas disa minutave mbërriti një ekip policor, i cili i mori të dhënat kryetarit të FRASH-it, Omer Ajdini si dhe paralajmëroi aktivistët se mund të përballen me pasoja ligjore, shkruan Portalb.mk.

“Këta siç duket dëshirojnë ose të na frikësojnë ose të na largojnë prej këtyre hapësirave. Mi morën të dhënat dhe disa nga aktivistëve tanë iu thanë se do t’ju lëshojnë padi penale. Por, këta duhet ta dinë një gjë, të rinjtë shqiptarë të këtij shteti nuk iu frikësohen më institucioneve shtetërore të cilët i khttps://fb.watch/3zGVftaotx/anë shantazhuar e të cilët i kanë frikësuar të rinjtë me dekada. Kështu që, mjaft më, këto libra shkollorë duhet të ndryshojnë dhe ne nuk i frikësohemi më këtyre institucioneve shtetërore”, deklaroi Ajdini për mediat, pas bisedës që kishte me policët.

Ndërkohë, gjatë konferencës së mbajtur para kësaj ngjarje, Ajdini deklaroi se po bëhen gati 20 vite që shqiptarët detyrohen të mësojnë të pa vërteta historike për popullin shqiptar. Ai për këtë, ka akuzuar BDI-në, si parti e cila ka menaxhuar me Ministrinë e Arsimit disa vite dhe ka lejuar që kjo të ndodhë.

“Për shembull, në këtë libër të gjeografisë për vitet e dyta të gjimnazeve të reformuara thuhet se shqiptarët e kanë prejardhjen nga fiset rome, nga fiset çerkeze dhe etnitete të tjera, të cilat janë të pavërteta fashiste të cilat tentojnë dhe mundohen që t’i alienojnë shqiptarët nga trojet e tyre etnike. Pra, këto libra shkollorë lëre që na ofendojnë, lëre që na hedhin poshtë historinë tonë, por edhe vendosin bazën për ndoshta elemente fashiste kundrejt shqiptarëve në të ardhmen. Të dashur qytetarë, po bëhen 20 vite nga qeverisja e BDI-së dhe menaxhimi i saj me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga ministra pikërisht shqiptarë, të cilët në mënyrë sistematike, kanë toleruar libra të këtillë ofenduese dhe nënçmuese ndaj historisë shqiptare edhe përkundër faktit që në vazhdimësi ka pasur zë kritik, opozitarizëm që këto libra të ndryshohen. Mirëpo, fatkeqësisht, në vazhdimësi këto kërkesa janë anashkaluar”, tha ai.

I pyetur nga Portalb.mk se çfarë do të ndërmerr koalicioni ASH-AAA që të zgjidhet çështje e teksteve shkollore me përmbajtje kontestuese për popullin shqiptar, ai tha se do të zgjedhin rrugët ligjore për të tërhequr nga përdorimi këto libra.

“Koalicioni jonë po mundohet që ta rrisë vetëdijen dhe presionin qytetarë në lidhje me këto ofendime që i bëhen shqiptarëve. E dyta, çka është e nevojshme, në procedura ligjore, në parlament me deputetët tanë ne do të ndërmarrim dhe do të kërkojmë që urgjentisht, ashtu siç edhe e parasheh ligji, këto libra, ky libër specifikisht, të tërhiqet nga përdorimi në shkollat e mesme”, deklaroi Omer Ajdini, kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.

Pas përfundimit të konferencës, aktivistët kanë djegur faqet  e librit, të cilat ato i kanë quajtur “fashiste” dhe hynë brenda në Ministrinë e Arsimit për t’ia dhuruar ministres dhe gjithë kolektive të MASH një libër për fiset shqiptare nga një autor i huaj, që “ata të mësojnë historinë e fiseve shqiptare dhe mos t’i degradojnë ato”.

Kujtojmë se në librin e Gjeografisë për vitin e dytë në gjimnaz prej ka përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve. I njëjti sipas hulumtimit të Portalb.mk, ka shtatë momente kontestuese të historisë së Maqedonisë.

  1. Faqja 99 thotë: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.
  2. Në shumë pjesë të librit, përfshirë edhe faqen 104, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.
  3. Në faqen 104 ka pika të përbashkëta me “Serdarot” të Gligor Përliçev ku thuhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.
  4. Në faqen 103: Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore.
  5. Në faqen 105: Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.
  6. Në faqen 84 dhe 85 në pjesën e definimit të Maqedonisë antike dhe të sotme, figurativisht dhjetëra herë “lind” dhe “vdes” shteti i Maqedonisë, kjo paraqet pengesë për krijimin e një pasqyre të qartë të historisë së Maqedonisë.
  7. Gabime bëhen edhe me prejardhjen e pakicave, ngaqë aty futen të gjithë të ardhurit, duke krijuar idenë se në Maqedoni nuk ka popull autokton.

LEXO MË SHUMË SHKRIMET E PORTALB.MK PËR TEMËN NË FJALË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button