Disa leksione dëshpëruese që vendet e Ballkanit Perëndimor mund të mësojnë nga përvoja e Bullgarisë me BE-në

Radosveta Vasileva 200x250
Radosveta Vasileva

Në vitin 2007, ne ishim aq të lumtur dhe krenarë saqë më në fund u gjetëm në atë vend mitologjik, në atë klub pretendendues vetëm për anëtarët e zgjedhur, i njohur si Bashkimi Evropian. Megjithatë, trembëdhjetë vjet pas anëtarësimit, kjo ëndërr evropiane është më shumë i ngjanë një makthi.

Në fund të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dhe në fillim të dekadës së parë të këtij shekulli, bullgarët u joshën nga një ëndërr që mashtron sot edhe Ballkanin Perëndimor – “perspektivën evropiane”. Në mitologjinë e pranuar përgjithësisht të institucioneve të BE-së dhe udhëheqësve globalë, kjo ëndërr evropiane barazohet me demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, prosperitetin ekonomik, një të ardhme të ndritur për të rinjtë dhe, në përgjithësi, lumturinë.

Në vitin 2005, Bullgaria nënshkroi atë që e quajti një marrëveshje “historike” e aderimit. Në vitin 2007, ne ishim aq të lumtur dhe krenarë saqë më në fund u gjetëm në atë vend mitologjik, në atë klub pretendendues vetëm për anëtarët e zgjedhur, i njohur si Bashkimi Evropian. Megjithatë, trembëdhjetë vjet pas anëtarësimit, kjo ëndërr evropiane është më shumë i ngjanë një makthi. Në këtë drejtim, udhëtimi i zymtët i Bullgarisë në BE mund të shërbejë si një mësim për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në lidhje me hipokrizinë e politikanëve dhe institucioneve të BE-së dhe nevojën për të mbajtur veten të përgjegjshëm që nga fillimi.

Katastrofa evropiane e Bullgarisë

Në vitin 2020, media më me ndikim në Bruksel, Politiko (Politico), e quajti hapur Bullgarinë një „shtet mafioz“. Mbi të gjitha, nëse analizoni indekset dhe raportet me renome për demokracinë, mund të pyesni veten nëse vendi ka hyrë në BE gabimisht.

Indeksi për perceptimin e korrupsionit të “Transparency International” rregullisht rendit Bullgarinë si anëtaren më të korruptuar të BE-së – botimi i tij i fundit rendit Bullgarinë në vendin e 74-të në botë, së bashku me Xhamajkën dhe Tunizinë. Madje, as Treguesit botërorë të qeverisjes të Bankës Botërore nuk japin një vlerësim më të ndritshëm, jo ​​vetëm në kategorinë e “kontrollit të korrupsionit” Bullgaria ka rezultate të krahasueshme me ato të vendeve në zhvillim, por në vitin 2019, kur është bërë matja e fundit, ajo mori një vlerësim më të keq se vlerësimi që ka pasur në vitin 2009.

Indeksi mbi sundimin e ligjit i vitit 2020 nga Projekti për drejtësi botërore i dha Bullgarisë vlerësimin më të keq në BE pas Hungarisë – ajo është renditur në vendin e 53-të midis vendeve të analizuara. Për krahasim, Kosova renditet në vendin e 54-të. Për më tepër, në kategorinë për korrupsionin e pushtetit ekzekutiv të këtij indeksi, Bullgaria mori të njëjtin vlerësim si Federata Ruse, që do të thotë se ekziston një probabilitet i barabartë që një nëpunës publik bullgar do të merr ryshfet si nëpunësi rus.

Në vitin 2018, në raportin e Freedom House për “Kombet në tranzicion”, Bullgaria u zhvendos në një nivel më të ulët, respektivisht nga një demokraci u vendos në një nivel të demokracisë gjysmë të konsoliduar. Vendi e mbajti këtë vlerësim edhe në raportin e fundit të vitit 2020. Indeksi më i fundit botëror mbi lirinë e mediave i organizatës Reporterët pa Kufij e ka renditur Bullgarinë në vendin e 111-të në botë – krahasuar me Maqedoninë në vendin e 92-të.

Edhe ekonomia e Bullgarisë është gjithashtu e shkatërruar. Bullgaria ka PBB-në më të ulët për kokë banori në BE. Pothuajse të mos ketë asnjë investim të huaj direkt (IHD) – të dhënat e Bankës Botërore tregojnë një rënie të madhe të investimeve pas hyrjes së Bullgarisë në BE. Një analizë e pavarur nga Shoqata bullgare e industrisë në periudhën midis viteve 2007 dhe 2017 tregoi se IHD-të në vitin 2007 përbënin 28% të PBB-së së vendit, ndërsa në vitin 2017 – vetëm 2%.

Nuk është për t’u habitur që Bullgaria ka fitimet mesatare më të ulëta në BE. Sindikatat vlerësuan se dy persona që marrin një pagë mesatare nuk mund të mbajnë një familje prej katër anëtarëve. Varfëria gjithashtu ka pasoja edhe mbi demografinë. Më shumë bullgarë punojnë jashtë vendit sesa në Bullgari. Emigrimi masiv ka zhveshur sektorët kryesorë – më shumë se gjysma e mjekëve në Bullgari janë në moshë mbi 55 vjeç. Vendi ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në botë, e cila mund t’i atribuohet kujdesit të dobët shëndetësor dhe varfërisë.

Besoni apo jo, ekziston një „hulumtim i vërtetë i lumturisë“ që kryen Eurostat – hulumtimi i fundit tregon se vetëm 35% e bullgarëve janë të kënaqur/lumtur me jetën e tyre.

A ju duket tërheqëse perspektiva e lartpërmendur evropiane? Atëherë, më lejoni t’ua zbërthej edhe disa mite.

Nekolku tazni lekcii sto moze da se naucat od iskustvata na Bugarija so EU
FOTO: europeanwesternbalkans.com
Standardet e dyfishta si parimi kryesor i Komisionit të Bashkimit Evropian

Mitet tradicionalisht u shiten vendeve kandidate. Legjenda e “kritereve për anëtarësim” sigurisht që duhet të shpaketohet – domethënë, do t’ju thuhet se vendi juaj do t’i bashkohet Bashkimit Evropian pasi të përmbushë të ashtuquajturat kritere të Kopenhagës. Ato janë relativisht të reja, të hyra në fuqi kur vendet ish-komuniste aplikonin për anëtarësim në BE, në valën e pestë të zgjerimit.

Në monografinë e tij shumë interesante „Zgjerimi i BE-së dhe dështimi i kushtëzimit. Kushtëzimi i përafrimit në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit“, prof. Koçenov pretendon se në valën e pestë të zgjerimit “zbatimi i parimit të kushtëzimit të përafrimit u shënua nga një dështim i madh, nëse mund të thuhet fare se nëse ishte zbatuar ky parim”. Në librin e saj Kushtëzimi për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Eli Gateva gjithashtu jep shembuj të vendimeve thjesht politike për të mbyllur disa prej kapitujve gjatë negociatave me Rumaninë.

Nëse kishte ndonjë aspekt pozitiv, atëherë është fakti që Komisioni i BE-së ishte më i sinqertë me Bullgarinë dhe Rumaninë – ishte i shqetësuar se ishin plotësisht të papërgatitur për anëtarësim, kështu që ata përfshinë klauzola mbrojtëse deri në atë kohë të paqena në marrëveshjet e tyre të anëtarësimit, që ofronin mundësinë e shtyrjes së anëtarësimit. Megjithëse bënë shumë pak progres, Komisioni konsideroi se mund t’i ndihmonte ata të arrijnë shtetet e tjera anëtare në fushën e sundimit të ligjit përmes një mekanizmi të veçantë, Mekanizmit për bashkëpunim dhe verifikim (CVM), i cili mundësoi anëtarësimin ashtu siç ishte planifikuar. Nga ky këndvështrim, mund të dyshohet nëse BE-ja ka mësuar leksionet nga zgjerimet e fundit kur bëhet fjalë për negociatat me Ballkanin Perëndimor, pasi si duket po i përdorin të njëjtat shabllone.

Sidoqoftë, rrezja e shpresës ishte jetëshkurtër. Në artikullin tim të fundit akademik „Kërcënimet ndaj sundimit të ligjit: kurthet e Mekanizmit për bashkëpunim dhe verifikim“, unë kam sqaruar se si në Bullgari jo vetëm që ky mekanizëm nuk zgjidhi asnjë nga sfidat e shtetit lidhur me sundimin e ligjit për një kohë të gjatë, por ai u përdor për legjitimimin e sulmeve ndaj sundimit të ligjit si një “përparim”. Partia Popullore Evropiane (EPP), anëtar i së cilës është Bojko Borisov, luajti lojën e tij prapa skenave.

Gjatë viteve, shumë përfaqësues zyrtarë të BE-së, veçanërisht Komisionerët, kanë mbështetur autokracinë e Borisov me deklarata lajkatare publike, duke u përpjekur të bindin bullgarët se perandori nuk është lakuriq. Përfitimi i Borisov nën ombrellën e EPP-së, partia dominuese në BE, në të cilën ai është anëtar, po bëhej gjithnjë e më i dukshëm. Shumë bullgarë menduan nëse duhet t’u besojnë syve të tyre dhe raporteve të organizatave ndërkombëtare ose informacionit pozitiv që Komisioni i BE-së ndau me publikun sa i përket Qeverisë së Bullgarisë. Në mënyrë të parashikueshme, kjo kullë me këmbë qelqi filloi të shembet në verën e vitit 2020, kur mijëra bullgarë filluan të protestojnë kundër korrupsionit të shfrenuar të Bojko Borisov dhe Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev. Po aq e parashikueshme, Komisioni i BE-së ishte i heshtur, në kontrast të plotë me Parlamentin e BE-së, i cili miratoi një rezolutë shumë kritike mbi shpartallimin e sundimit të ligjit në Bullgari.

E ardhmja është në duart tuaja

Si të shmangin vendet e Ballkanit Perëndimor skenarin bullgar? Me pak fjalë, ata nuk duhet të përsërisin gabimet e Bullgarisë. Mund të jetë një klishe, por e ardhmja është në duart tuaja – as politikanët tuaj dhe as Komisioni i BE-së nuk do të kujdesen për interesat tuaja më të mira, përveç nëse nuk i detyroni.

Së pari, të mos keni lakmi sa i përket asaj “perspektive evropiane”! Kërkoni qeverive tuaja të prezantojnë vizionin e tyre për zhvillimin e vendeve tuaja. “Anëtarësimi në BE” është një përgjigje shumë e përgjithshme. Me ose pa anëtarësim në BE, udhëheqësit tuaj ju detyrohen përgjigje konkrete se çfarë do të bëjnë për të siguruar paga të denja, kushte më të mira pune, shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, respektim të të drejtave themelore, etj. Gjithashtu, ta kini me dije se ata që ju thonë të mos bashkoheni me BE-në mund të ndryshojnë pikëpamjet e tyre brenda natës nëse vendi juaj ka sukses – këtë r dëshmon përvoja e Bullgarisë.

Së dyti, jini qytetarë të angazhuar! Votoni në zgjedhje – nëse nuk doni dikë, votoni për të keqen më të vogël. Nëse bëni një gabim, mos e përsëritni atë. Pjesëmarrja e votuesve në Bullgari ka qenë gjithmonë e ulët, gjë që e bën më të lehtë manipulimin e rezultateve. Monitoroni me kujdes reformat e zbatuara nga qeveritë tuaja dhe parashtroni kërkesa. Formoni grupe veprimi qytetar në mënyrë që kritika juaj të jetë e zëshme dhe publike. Informoni institucionet e BE-së për shqetësimet tuaja, që deklarata “Unë nuk kam dëgjuar për këtë problem” të mos jetë një justifikim i mundshëm, sepse këtë justifikim shumë herë e kemi dëgjuar në Bullgari.

Së treti, jini skeptik ndaj asaj që po ju thonë zyrtarët e BE-së. Kontrolloni nëse ato që ata thonë janë të vërteta dhe nëse mendoni se janë të gabuara, ankohuni duke i dërguar një letër Komisionerit të Zgjerimit të BE-së ose deputetëve të Parlamentit Evropian (Eurodeputetët) të interesuar për zgjerimin – informacioni i tyre i kontaktit është publik. Në këtë mënyrë, ju do të komunikoni kritikat dhe shqetësimet tuaja. Nuk është sekret që Komisioni i BE-së dominohet nga dy partitë më të mëdha – EPP dhe Socialistët, kështu që të mëdha janë mundësitë që qeveritë tuaja të përfitojnë nga ajo ombrellë bujare nëse ata lidhen me cilëndo nga dy partitë.

Së katërti, nëse mund të anëtarësoheni, dërgoni eurodeputetë të mirë – njerëz që do t’u shërbejnë interesave tuaja, jo status quo-në, njerëz që do të dëgjojnë zërin tuaj. Për vite, bullgarët për eurodeputetë kanë dërguar kukulla për të ruajtur status quo-në, kështu që ata nuk kanë asnjë zë në Parlamentin Evropian.

Më në fund, Bashkimi Evropian nuk është ai që ishte më parë. Ai është përfshirë në problemet e tij dhe vuan nga mungesa e vizionit të udhëheqësve të saj – një prishje e shtetit ligjor, siç dëshmohet nga një seri krizash të sundimit të ligjit që ndodhën (Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania dhe Malta janë vetëm disa prej tyre), korrupsioni, duke dëshmuar nevojën për të krijuar një Prokurori Publike Evropiane, Brexit, sfidat e ndryshimeve klimatike, rënia e përgjithshme ekonomike për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me KOVID-19, etj. Sidoqoftë, pa marrë parasysh se me çfarë problemesh po përballet, nuk ka opsion më të mirë se BE-ja.

Lajmi i mirë është se ka shumë njerëz që tashmë duan ta bëjnë atë një vend më të mirë, sepse edhe ata besojnë në “idenë evropiane”. A jeni gati të merrni një pjesë të drejtë të ndërtimit, si pjesë e procesit të zbatimit të asaj që thuhet në të vërtetë në marrëveshjet e Bes-ë?

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button