RMV, një pacient humbi jetën, u hodh nga kovid-qendra e Spitalit “8 Shtatori”

Një pacient këtë mëngjes në orën 7:20 është hedhur nga kati i parë i Qendrës Covid në spitalin “8 Shtatori” në dhe si pasojë ka humbur jetën, konfirmoi Ministria e Brendshme. Bëhet fjalë për një person të moshës 70 vjeç, njofton Portalb.mk.

“Pacienti i hospitalizuar në kujdesin intensiv në Spitalin ‘8 Shtator’ (i lindur 1950), në gjendje të rëndë dhe nën kontroll dhe vëzhgim psikiatrik, pavarësisht të gjitha masave të marra, në orët e mëngjesiz u hodh nga dritarja e katit të parë. Pavarësisht procedurave të ndërmarra të reanimacionit, ekipi kujdestar konstatoi vdekjen në orën 7:30 të mëngjesit. Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Prokurori Publik dhe Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit. Është kryer inspektim në vend, trupi është dorëzuar për autopsi, ndërsa ISSh po kryen inspektim të jashtëzakonshëm”, njoftuan nga spitali.

Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” që prej 15 marsit të vitit të kaluar është kovid-qendra kryesore shtetërore. Tetëdhjetë pacientë me ndërlikime nga kovid-19 po trajtohen aktualisht po trajtohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button