Simovski: Politika dëshiron të marrë pjesë përsëri në regjistrim, nuk guxojmë ta lejojmë

Politika sërish dëshiron të marrë pjesë në regjistrim, nëse ndodh ajo, atëherë më nuk kemi operacion statistikor, por kemi operacion politik, deklaroi në një intervistë për Anadolu Agency (AA), drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Apostoll Simovski.

Simovski foli për rëndësinë e zbatimit të regjistrimit për qytetarët dhe shtetin si dhe për gatishmërinë e ESHS si institucion për të zbatuar këtë regjistrim statistikor.

Simovski tha se ESHS tashmë një periudhë të gjatë përgatitet për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave që duhet të mbahet në prill të këtij viti, por se përgatitjet në pjesën e organizimit në terren u bënë më intensive pas miratimit të Ligjit për regjistrim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në janar të këtij viti, pas çka edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ë nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për regjistrim.

“Do të jemi të përgatitur maksimalisht, plotësisht, në çdo aspekt, që këtë operacion ta zbatojmë në pajtim me të gjitha standardet që i përshkruan bashkësia ndërkombëtare ndërsa në thelb na nevojitet neve si shtet”, tha Simovski.

Ai informoi edhe për takimin e mbajtur para do kohe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me përfaqësues të kreut shtetëror, me ministrat dhe udhëheqësit e institucioneve si dhe me përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale në mbarë vendin, sepse, vetëqeverisjet lokale kanë pjesëmarrje të tyre në regjistrimin, gjegjësisht që të mund të zbatohet regjistrimi në terren, nevojitet ndihmë logjistike, ndërsa këtë mund ta marrin nga vetëqeverisjet lokale. Për këtë qëllim dhe në pajtim me ligjin formohen 50 komisione rajonale të komisionit që kanë funksion të jashtëzakonshëm në sigurimin e logjistikës.

Sipas Simovskit, rëndësia e mbajtjes së regjistrimit pasqyrohet edhe në faktin se tashmë dy dekada nuk është kryer ky operacion më i rëndësishëm statistikor në vend.

“Sfida kryesore është që ne nuk kemi pasur regjistrim në vend për 19 vjet. Shteti ka nevojë për të dhëna të tilla në mënyrë që të jetë në gjendje të krijojë zhvillim afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Megjithatë, veçanërisht sepse regjistrimi i dështuar i vitit 2011 ndodhi falë përpjekjes për të instaluar politikën në regjistrim. Kjo ishte arsyeja kryesore pse ai regjistrim dështoi. Edhe tani ekziston rreziku real dhe mund të shihet se është shumë i pranishëm në publik, se politika dëshiron të marrë pjesë përsëri në regjistrim, diçka që ne e kundërshtojmë plotësisht dhe bëjmë të gjitha barrierat e mundshme për të parandaluar që ajo të ndodhë. Meqë, nëse kjo ndodh, atëherë ne nuk kemi më një operacion statistikor, por operacion politik”, tha Simovski, duke shtuar:

“Prej këtu janë të gjitha këto reagime nga subjekte të caktuara politike që si duket kanë qëllim të madh të jenë pjesë e regjistrimit si subjekte politike që është diçka që as nuk guxojmë as nuk dëshirojmë ta lejojmë. Megjithatë, konsiderojmë se kemi mjaft fuqi që këtë ndikim ta izolojmë dhe të mos ndodhë politizimi i regjistrimit”.

I pyetur për atë se sa specifike është të zbatohet regjistrimi i popullsisë në kohën e pandemisë së koronavirusit (COVID-19), Simovski konsideron se nëse respektohen protokollet e parapara për mbrojtjen dhe nëse ka valë të re të koronavirusit, do të mund sigurt të zbatohet regjistrimi.

“Nuk është problem nëse vëzhgojmë të gjitha masat që do të përcaktohen nga institucionet e autorizuara që të mbrohemi të gjithë. Askush nuk është i krisur që të dërgojë njerëz në pasiguri se mund të sëmuren ose mund të transmetojnë sëmundjen (virusin COVID-19) tek njerëzit me të cilët vijnë në kontakt. Ne jemi absolutisht shumë të kujdesshëm dhe do të këmbëngulim për të respektuar të gjitha ato protokolle që do të marrim. Ne madje do t’i forcojmë ato, pa marrë parasysh si do të jenë ato zyrtaret, ne do të nisemi nga ajo që të bëjmë masa më të larta të mbrojtjes”, siguron Simovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button