Shoferi që la dy të vdekur në “Restorantin e qumështit” do të shkojë në burg, Apeli ndryshoi dënimin me kusht

Shoferi Vasil Çorbaxhiev, i cili më datë 12.20.2018 gjatë një aksidenti automobilistik në “Restorantin e qumështit” vrau një 32-vjeçar nga Tetova, ndërsa gruaja e tij shtatzënë Natasha Apostolloska u plagos rëndë, për ç’shkak humbi fëmijën, sidoqoftë do të shkojë në burg pasi Gjykata e Apelit-Shkupi ndryshoi dënimin me kusht me dy vjet burgim. Kështu tha mbrëmë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq për TV24, transmeton Portalb.mk.

Në shtator të vitit të kaluar, Çorbaxhiev u dënua fillimisht me kusht pasi gjykata dhe prokuroria ranë dakord që krimi ishte si pasojë e neglizhencëa dhe jo i qëllimshëm.

E dëmtuara Apostolovska e pakënaqur paraqiti ankesa në lidhje me punën e gjyqtares Elena Josifoviq dhe prokurores Snezhana Bundalevska Gjorgjievska në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, por nuk u përcaktua asnjë përgjegjësi.

Disa ditë pas vendimit të shkallës së parë, edhe Gjykata Penale edhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshuan deklarata, pasi pala e dëmtuar u ankua në Twitter dhe publiku u interesua për çështjen.

Për prokuroren, sipas deklaratës së prokurorisë, më e rëndësishme ishte që shoferi Çorbadxhiev kishte dhënë sinjalizim kur ka kthyer, edhe pse ai semafor është ekskluzivisht për kalimin e këmbësorëve, dhe jo për t’u kthyer majtas, pasi i njëjti semafor ka shenjë “I NDALUAR KTHIMI MAJTAS“.

Sipas deklaratës së gjykatës, gjyqtari e dënoi atë me kusht pasi i akuzuari u deklarua fajtor. Pasi prokuroria tha se ka ndodhur nga neglizhenca, gjykatësi vepron sipas saj, pati thënë atëherë gjykata, edhe pse prokurorja kërkoi dënim me burg, pavarësisht faktit se për rastin tragjik shkroi që nuk ka qenë i qëllimshëm dhe i menduar. Pas pranimit gjyqtarja, nuk hyri fare në përcaktimin e situatës faktike.

Përndryshe aksidenti ishte shkaktuar më datë 12 Tetor 2018, ku mbetën të vdekur 2 persona, nga personi Vasil Çorbaxhiev i cili është drejtor i fabrikës Teal në Tetovë.

Epilogu aksidentit ishte liri me kusht per shkaktarin e aksidentit dhe jo me burg, edhe pse pati dy viktima nga i njëjti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button