Tre klubet futbollistike që kanë bilancin më të keq të shitjeve dhe blerjeve

Që nga viti 2016, tre klube kanë bilancin më të keq nga blerjet dhe shitjet, në pesë ligat e mëdha evropiane. Barcelona, ​​Manchester City dhe Manchester United janë në krye të listës, shkruan Telegrafi.

Të tre këto klube kanë një bilanc negativ kur bëhet fjalë për paratë e gjeneruara nga shitjet kundrejt parave të shpenzuara për lojtarët e blerë, duke humbur mbi 400 milionë euro prej verës 2016.

Manchester City ka shpenzuar 1.006 miliard euro për lojtarë, duke fituar 375 milionë euro për lojtarët e shitur, që i bie se bilanci negativ është 631 milionë euro, sipas CIES.

Rivalët e tyre lokalë, Manchester United, kanë një bilanc negativ prej 586 milionë euro, pasi kanë shpenzuar 832 milionë euro dhe kanë marrë vetëm 246 milionë.

Barcelona është shpenzuesi më i madh i treshes, pasi ka blerë 1.171 miliard euro që nga vera e vitit 2016, por ata gjithashtu kanë rikuperuar 700 milionë euro në shpenzime, duke pasur bilancin më të vogël negativ me 471 milionë euro.

PSG (humbje: 455 milionë euro) dhe Inter (386 milionë euro) përbëjnë pesë të parët e shpenzuesve më të mëdhenj të Evropës në katër vite e gjysmë.

Klubet që fitojnë

Në anën tjetër të shkallës, janë klubet franceze që po fitojnë më shumë nga tregu i transferimeve. Lille kanë një bilanc pozitiv prej 191 milionë euro gjatë kësaj periudhe, e pasuar nga Lyon me 155 milionë euro dhe më pas klubi i Serie A, Atalanta me 133 milionë euro.

AS Monaco me 132 milionë euro dhe Hoffenheim me 87 milionë euro, plotësojnë pesë ekipet më të mira që kanë marr fitim nga transferimet.

Skuadra e La Liga që ka përdorur më së miri transferimet është Valencia, shitjet e së cilës arrijnë 359 milionë euro, ndërsa blerjet 292 milionë euro, duke pasur një fitim prej 67 milionë euro.

Atletico Madrid ka humbje prej 104 milionë euro, ndërsa Real Madrid, kanë një shifër të ngjashme negative prej 91 milionë euro.

Pesë klubet evropiane me bilancin më të keq

Klubi / Blerje / Shitje / Bilanci (shifrat në miliona euro)

Manchester City 1,006 / 375 / -631

Manchester United 832/246 / -586

Barcelona 1,171 / 700 / -471

Paris Saint-Germain 854/399 / -455

Inter 664/278 / -386

Pesë klubet evropiane me bilancin më të mirë

Klubi / Blerje/ Shitje / Bilanci (shifrat në miliona euro)

Lille (FRA) 252/443/191

Lyon (FRA) 348/499/151

Atalanta (ITA) 241/374/133

Monaco (FRA) 626/758/132

Hoffenheim (GER) 150/237/87

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button