Snapchat ju kujton të kontrolloni listën e miqve

Snapchat prezantoi një funksion të ri quajtur Friend Check Up. Në Snapchat kur shtoni një mik, automatikisht i jepni akses në përmbajtjet që publikoni përfshirë tregimet e madje edhe vendndodhjen bazuar në Snap Map, transmeton PCWorld Albanian.

Për këtë arsye Snapchat dëshiron që të siguroheni që të gjithë në listën tuaj të miqve, i konsideroni me të vërtetë miq.

Me këtë opsion platforma do të jetë më e sigurtë për përdoruesit nëse zgjedhin ta përdorin atë. Mbase do të kuptoni se keni ende dikë mik që nuk dëshironi të shikojë postimet tuaja.

Të paktën kjo na ka ndodhur edhe ne në disa raste. Snapchat thotë se funksioni do të lançohet globalisht në Android në javët në vijim ndërsa në iOS pas disa muajsh.

Opsioni i ri do të shfaqet në formën e një përkujtuesi në ndërfaqen e profilit.

E nëse nuk dëshironi të prisni derisa opsion të bëhet i disponueshëm atëherë vetë mund të kontrolloni listën e miqve duke shkruar tek profili dhe shtypur My Friends.

Ju mund të hiqni dikë duke mbajtur të shtypur mbi emrin e tyre derisa menuja Block / Remove friend të shfaqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button