Xhaferi ia ktheu iniciativën Mickoskit për mbledhjen e nënshkrimeve sepse nuk e ka përdorur emrin kushtetues

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ia ka kthyer iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për anulim të regjistrimit liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sepse në të nuk është përdorur emri i ri kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut” por i vjetri “Republika e Maqedonisë”, njofton Portalb.

Xhaferi i ka theksuar Mickoskit se iniciativa nuk është dorëzuar deri te organi kompetent Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe se në vend nuk ekziston Ligj për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë.

Informatën e këtillë në rrjetet sociale e publikoi lideri i VMRO-VMPNE-së Mickoski, i cili paralajmëroi se në seancë të Komitetit qendror do të propozojë të fillohet me mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve.

“Shumica parlamentare nuk e rpanoi iniciativën e qytetarëve për anulim të regjistrimit i cili është e dukshme se është falsifikues. Preteksti është se nuk po ekzistoka institucion Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Kush frikësohet dhe ikë nga populli i vet në mënyrë të trupshme përfundon. Në seancën e nesërme të Komitetit qendror do të propozojë të filojmë me mbledhjen e nënshkrimeve nëpër qytete dhe fshatra. Askush nuk e ka fituar popullin. Do t’i kemi nënshkrimet nga deputetët dhe nënshkrimet e popullit, shkroi Mickoski Fejsbuk.

Ai publikoi edhe fotografi nga përgjigjja me shkrim e Xhaferit, në të cilën mund të vërehet se është mbuluar fjala “E Veriut”.

Xhaferi ia ktheu iniciativen Mickoskit per mbledhjen e nenshkrimeve, Foto: Fejsbuk

“I nderuar y.Mickoski, me këtë shkresë Ua kthej Iniciativën qytetare në nivel shtetëror për propozim të sjelljes së ligjit për ndërprerje të vlefshmërisë së Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë nga 5.2.2021. Kjo nga arsyeja që e njëjta nuk është dorëzuar deri tek organi kompetent në Republikën e Maqedonisë së Veriut që duhet ta shqyrtojë dhe të prononcohet për të, si dhe për shkak të asaj që në sistemin juridik të Republikës nuk ekziston Ligj për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë”, shkruan Xhaferi në përgjigjen të cilën e publikoi Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja dje i dorëzoi deri te Kuvendi nënshkrimet dhe procesverbalet për fillim të iniciativës për mbledhje të më së paku 10 mijë nënshkrimeve për dorëzim të propozim-ligjit për shfuqizim të Ligjit regjistrim.

Kjo pasoi pasi sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Gjorgjija Sajkovski dhe lideri Hristijan Mickoski javën e kaluar dorëzuan kërkesë deri te KSHZ për mbledhje të më së paku 100 nënshkrimeve në 4 njësi rajonale të Komisionit në Shkup, që të mund të fillojë iniciativa për mbledhje të më së paku 10 mijë nënshkrimeve për propozim-ligj për shfuqizim të Ligjit për regjistrim.

Ndryshe, më 21 janar, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është realizuar në vitin 2002, ndërkaq në vitin 2011 u fillua, por nuk u realizua.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button