RMV, më 14 mars federata e futbollit do të zhvillojë Kuvendin Zgjedhor

Në Maqedoninë e Veriut më 14 mars do të zhvillohen zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), ku planifikohet të votohet për kryetarin e federatës, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Drejtues i FFM-së ka caktuar mbajtjen e Kuvendit të Rregullt vjetor zgjedhor të FFM-së më 14 mars në Shkup”, deklarojnë nga FFM-ja, ku planifikohet përzgjedhja e kryetarit të FFM-së, detyrë të cilën tashmë e ushtron Muamed Sejdini.

Federata njoftoi që në Këshillin Drejtues sot u vendos që të ndryshojnë rregullat që kanë të bëjnë me materiet antidoping të përfshira në Rregulloren NADO MK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button