RMV, katër nga dhjetë rrugët më të ngarkuara nuk janë autostrada, Tetovë-Gostivar akoma me më së shumti trafik (Infografik)

Ulje e madhe e trafikut në vitin 2020 është shënuar në Korridorin 10, kurse autostrada Tetovë-Gostivar edhe gjatë krizë mbeti rruga më e ngarkuar në vend. Të dhënat që “Meta.mk” kërkoi dhe mori nga Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore tregojnë se me trafik Mesatar ditor vjetor (PGDS) prej 13,647 automjeteve, autostrada Tetovë-Gostivar në vitin 2020 kishte më së shumti trafik. Sa për përkujtim, në këtë segment të autostradës ka nevojë për rehabilitim urgjent, kurse “Meta.mk” tashmë disa herë ka shkruar për këtë, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga numëruesit e automjeteve në rrugë thonë se madje katër nga dhjetë rrugët më të ngarkuara në vend nuk janë ndërtuar në nivelin e autostradave ose ekspres rrugëve. Tashmë disa vite me radhë, në mesin e rrugëve me më së shumti trafik është rruga magjistrale Strumicë-Novo Sello, në të cilën vitin e kaluar janë regjistrua mesatarisht 10.302 automjete në ditë. Një segment i ngushtë është rruga Strugë-Vevçani, TMDV-ja e së cilës në vitin 2020 arriti në 10.524 automjete.

Lista e dhjetë rrugëve më të ngarkuara në vitin 2020 përfshin edhe rruga magjistrale Ohër-Peshtani, e cila ka një fluks të madh trafiku gjatë verës, megjithëse gjerësia e një pjese të kësaj rruge nuk korrespondon me TMDV të realizuar vitin e kaluar prej 9,192 automjeteve. Në rrugën e vjetër nga Shkupi në Veles, në rrugën ndërmjet Maxharit dhe Katllanovës, vitin e kaluar u regjistruan mesatarisht 8,395 automjete në ditë, edhe pse rruga në këtë segment ka qenë plot me gropa për një kohë të gjatë dhe ka nevojë për rindërtim urgjent.

Përkundër kësaj, të dhënat nga matja e frekuencës së automjeteve në vitin 2020 tregojnë se kovid kriza ka ndikuar të ketë ulje drastike të trafikut në autostradën përgjatë Korridorit 10. Kështu, në autostradën Kumanovë-Miladinovci vitin e kaluar u regjistrua TMDV e 5.837 automjeteve, ndërsa në seksionin Petrovec- Veles dhe anasjelltas vetëm 7.754 automjete. Pjesët e tjera të autostradës nga Tabanovci në Gjevgjeli kishin një trafik më të ulët. Autostrada e re Miladinovci-Shtip vitin e kaluar kishte një frekuencë mesatare prej 6.398 automjeteve në ditë.

Në të kundërt, të dhënat tregojnë se aty ku po ndërtohen rrugë të reja, nuk ka pothuajse asnjë ndryshim në nivelet e trafikut vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Kështu, seksioni Stracin-Kriva Palanka në vitin 2020 kishte një TMDV modeste prej 2.295 automjetesh, edhe pse në një pjesë të saj po ndërtohet autostradë e re. Në rrugën rajonale Drenov-Prilep përmes Pletvarit vitin e kaluar kishte një frekuencë mesatare prej 4.994 automjetesh në ditë.

Në rrugën nga Stenkovec në vendkalimin kufitar Bllacë vitin e kaluar PGDS ishte 3,615, që është një zvogëlim i madh që ndoshta është rezultat i kufijve të mbyllur në periudha të caktuara vitin e kaluar për shkak të pandemisë kovid-19. E njëjta situatë mund të vërehet në rrugët e tjera që çojnë në pikat kufitare me vendet fqinje.

Numëruesit automatikë të automjeteve, nga të cilat rrjedhin shumat e TMDV, janë të vendosura në sythe induktive në rrugë dhe ato kalimin e automjeteve në rrugë e matin me saktësi maksimale, duke filluar nga motorët e deri te kamionët më të mëdhenj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button