RMV, rreth 4.000 punonjës shëndetësorë janë paraqitur për vaksinim kundër Kovid-19, gati gjithë që punojnë me kovid-pacientë

Thuajse të gjithë punonjësit shëndetësorë, të cilët punojnë me kovid-pacientë, në gjithë shtetin janë paraqitur për vaksinim informoi sot ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe, i cili tha që kjo shifër është 4.000 persona. Përndryshe, në shtet ka rreth 3.000 mjek dhe 9.000 infermiere. Pak kohë më parë, Ministria e shëndetësisë prezantoi të dhëna të rezultateve nga sondazhi që e kanë zbatuar, të cilat tregojnë që ndërmjet 70 dhe 80 % punonjësve shëndetësorë në institucionet publike dhe në ato private, dëshirojnë të vaksinohen, raporton Meta, transmeton Portalb.mk.

Në takim është diskutuar edhe për vendin e Shtëpisë shëndetësore ku do të mbahen vaksinat, përkatësisht ku do të gjenden frigoriferët për vaksina, që pritet të arrijnë nga Kina, ndërsa të cilat ruhen në temperaturë prej 3 deri 8 gradë.

“Sapo të arrijnë vaksinat, menjëherë mund të fillojë vaksinimi. Qytetarët nëpërmjet mjekut amë, në sistemin “Termini im” do të mund të konfirmojnë nëse dëshirojnë të vaksinohen. Qytetarët mbi moshën 70 vjeçe, futen në rrethin e parë të vaksinimit. Gjithë ajo do të zhvillohet nëpërmjet mjekut amë. Më tutje, do të përcaktohet në cilën pikë dhe në çfarë kohe do të bëhet vaksinimi, sipas vendbanimit”, informoi ministri.

Filipçe dje e nënshkroi kontratë për blerje të vaksinave kundër kovid-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Me atë kontratë, Republika e Maqedonisë së Veriut nga kompania kineze “Sinofarm” siguron 200.000 vaksina që do të arrijnë këtë muaj. Nga Ministria e shëndetësisë thonë që data e saktë e arritjes dhe të gjitha informatat tjera do të jenë të njohura gjatë ditëve në vijim.

“Duke e respektuar dispozitën nga marrëveshja për fshehtësi, ndërsa në pajtim me politikën globale të të gjitha kompanive për prodhim të vaksinave, duke përfshirë edhe “Sinofarm”, të dhënat që i përmban marrëveshja ngelin të fshehta”, thanë nga Ministria.

Vaksinat nga Kina në vendin tonë do të arrijnë në aeroportin në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button