Këngëtarja dibrane Klea Çutra: Asnjëherë s’është vonë për të ndjekur atë që e ëndërroni

Klea Çutra është një këngëtare nga qyteti i Dibrës, ndërsa muzika është talent i trashëguar në familjen e saj. Në intervistë për Portalb ajo theksoi se me muzikë merret që nga mosha 4-5 vjeçe dhe se rrugëtimin e saj në këtë sferë e ka nisur me pjesëmarrjen në talent show-un “Gjeniu i Vogël” duke vazhduar më pastaj dhe në festivale të tjera. Mesazhi i saj për të rinjtë është se asnjëherë nuk është vonë për të ndjekur atë që e ëndërrojnë, mjafton guximi dhe vullneti.

Klea Çutra

Kur filloi Klea të merret me muzikë?

Muzika ka qenë gjithmonë prezentë në familjen time nga të dyja anët e prindërve. Kam zbuluar talentin tim në moshën 4-5 vjeçe dhe realisht unë jam rritur brenda muzikës (me shpirtin e muzikës  dhe do të vazhdojë të rritem).

 

 

 

Gjeniu i Vogël

A mund të llogaritet pjesëmarrja juaj te “Gjeniu i Vogël” si një nismë për ju në sferën e muzikës?

Patjetër që po “Gjeniu i Vogël” ishte një shtysë le ta themi për të mos e lënë këtë rrugë kaq të bukur.

 

 

 

Klea Çutra

Çfarë ndjenje ishte për ju të ishit një prej finalisteve në talent show-un “The Voice Kids Albania”?

Fillimisht “The Voice Kids Albania” është një shkollë në vete dhe unë personalisht kam marrë shumë dhe realisht kam bërë shumë progres në atë talent show. Sa i përket ndjenjës nuk përshkruhet dot me fjalë një emocion i pa parë që s’do e harroj gjatë gjithë jetës sime.

Çfarë do të thoni për pjesëmarrjen tuaj në festivalin “Bilbilat e Korabit” në vitin 2014?

Bilbilat e Korabit është festival që realizohet çdo vit në qytetin tonë në mos gabohem, patjetër që kam kujtime të bukura si fëmijë në këtë aktivitet.

Klea Çutra

Ju bëni dhe “covera” të ndryshëm që i publikoni në kanalin tuaj në Youtube, nga të gjitha coverat që keni bërë deri tash cili është pëlqyer më shumë nga njerëzit?

Hmm… Më së shumti që është pëlqyer është coveri “Plas” i Flori Mumajesit dhe nuk e prisja por, e pëlqeu edhe ai shumë pasi që publikoi reagimin e tij në makinë duke dëgjuar coverin ?.  Së fundmi Flori më kërkoi që kënga Plas të bëhej e plotë nga unë , gjë që sërish u befasova dhe nuk e prisja.

Çfarë planesh ka Klea për të ardhmen?

Unë jam në vitin e fundit të shkollës së mesme për muzikë, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe patjetër që fillimisht është shkolla, pastaj planet janë për jashtë shtetit si për muzikë ashtu edhe për shkollë të lartë ?

Klea Çutra

Një mesazh për të rinjtë?

Mos u influenconi nga rrethi edhe pse pak e pamundur në vendin ku jetojmë por, do i lusja të ndiqnin atë që ata ëndërrojnë që ta realizojnë atë sepse asnjëherë nuk është vonë, mjafton guximi dhe vullneti.

 

 

 

Ndiqeni videon dhe shihni në fund surprizën e Kleas për ju. 

Intervista të tjera të realizuara nga Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button