Visar Ganiu nuk ka realizuar premtimet parazgjedhore për shkollat fillore “Imri Elezi” dhe “Kongresi i Manastirit”

Disa nga premtimet e Visar Ganiut për rikonstruimin e shkollave në Komunën e Çairit kanë mbetur vetëm në planin premtues të shkruar në letër, shkruan Portalb.mk.

ShF “Imri Elezi”

Në “Kontratën” e tij për programin 4 vjeçar 2017-2021, Ganiu mes tjerash, kishte premtuar para elektoratit zgjedhor se do rikonstruonte pjesën më të madhe të shkollave fillore në territorin e kësaj komune.

ShF “Imri Elezi”

Për Shkollën Fillore “Imri Elezi”, Ganiu kishte premtuar se do të bënte rregullim hortikulturor dhe rrugica për këmbësorë. Madje, për këtë ai kishte parashikuar edhe një buxhet prej 10.127.150.00 denarësh.

ShF “Imri Elezi”

Komuna e Çairit ka arritur që nëpërmjet një donacioni të siguruar nga të USAID të bëjë disa rikonstruime brenda në shkollë, siç është vendosja e dyerve të reja të klasave dhe rinovimi i mureve të korridoreve.

Megjithatë, Ganiu nuk e ka realizuar atë që e ka premtuar në programin e tij, me të cilin ka marrë votat e qytetarëve të kësaj komune.

E njëjta situatë ndodhet edhe me Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit”. Edhe për këtë shkollë, Ganiu premtonte se do bënte rregullim hortikulturor.

ShF “Kongresi i Manastirit”

Megjithatë edhe kjo ka mbetur vetëm një plan i shtypur në letër, pa përpjeke të deritanishme që të bëhet realitet për nxënësit e kësaj shkolle. Edhe për këtë projekt ishte paraparë një buxhet në programin parazgjedhor. Por, oborri i kësaj shkolle vazhdon të jetë i parregulluar dhe i pa ambientuar për nxënës. Pjesa më e madhe e tij përdoret për parkimin e veturave, ndërsa edhe ajo pjesë që është lënë për nxënësit, është e parregulluar.  

ShF “Kongresi i Manastirit”

Kujtojmë se gjatë fushatës së tij zgjedhore, Ganiu kishte premtuar edhe rikonstruim të çerdheve, megjithatë as ato deri më tani nuk janë rikonstruuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button