Padi penale kundër dy gjinekologëve nga Manastiri, gruaja e njërit prej tyre kreu operacion edhe pse ishte e papunë

Dy mjekë gjinekologë iu dorëzuan Komisionit Disiplinor në Spitalin Klinik të Manastirit dhe morën kallëzime penale, pasi lejuan gruan e më të riut prej tyre, e cila është gjinekologe e papunë, të kryejë një operacion cezarian në Spital. Ajo kishte shkuar gjatë orarit të kujdestarisë dhe ishte dërgua në dhomën e lindjes, ku, megjithëse ishin dy gjinekologë, lindja iu la asaj. Familja nuk e raportoi rastin, por stafi tjetër i Gjinekologjisë thirri policinë, njofon Portalb.mk.

Njëri, është gjinekolog prej shumë vitesh G.Ç. (60), ish zëvendës-ministër i Shëndetësisë dhe koordinatori nacional i Shëndetësisë në Qeverinë e Zoran Zaevit. Gjinekologu tjetër i pezulluar është M. В. (33) nga Manastiri.

Drejtoresha e spitalit të Manastirit, dr. Biljana Gagaçovska, konfirmoi rastin për SDK-n dhe tha se më 15 janar, ajo kishte marrë denoncim se një person i paautorizuar, i papunësuar në spital, kishte marrë pjesë në një operacion në sallën e operacionit të Repartit Gjinekologjik dhe Obstetrik në spitalin e Manastirit.

“Menjëherë pas pranimit të raportit, në të njëjtën ditë, në përputhje me procedurat ligjore për veprim pas denoncimit, filloi një procedurë që përfshin të gjithë të pranishmit në ditën e deklaruar që ishin në sallë. Në përputhje me mundësitë ligjore, është filluar një procedurë për referim në Komisionin Disiplinor për kryerjen e një vepre disiplinore. Për dy nga punonjësit, si operatorë përgjegjës në sallë dhe në detyrë, u mor vendim për pushim të përkohshëm nga puna, për shkak të procedurës disiplinore të filluar në mënyrë që të mos pengohej procesi i procedurës së Komisionit Disiplinor. Procedura disiplinore është duke vazhduar. Sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, pas përfundimit të procedurës disiplinore dhe marrjes së propozimit për dënim, punonjësve do tu shqiptohen masat e duhura të dënimit”, na tha drejtoresha e spitalit Gagaçovska.

Policia e Manastirit njoftoi sot se në Prokurorinë Publike Manastir janë ngritur kallëzime penale kundër: M. В. (33) nga Manastiri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas nenit 1 dhe 2, G.Ç. (60) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit” sipas nenit. 353 të Kodit Penal të RMV-së, А. В. (33) nga Beogradi, Serbia, gruaja e të denoncuarit të parë, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim mjekësor” sipas nenit, 209 dhe veprës penale “Mos veprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit. 206 të Kodit Penal të RMV-së.

“I denoncuari i parë dhe i dytë si mjekë gjinekologë në spitalin Klinik ISHP – Manastir, duke tejkaluar kompetencat e tyre të veçanta në kryerjen e detyrave të tyre, i mundësuan të denoncuarit të tretë më 1 janar, pa licencë të përshtatshme të punës të lëshuar nga Oda Mjekësore e RMV-së, të kryej intervenim mjekësor lindje me intervenim cezarian në ISHP Spitali klinik Manastir – salla e operacionit në repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Pas ndërhyrjes, i denoncuari i parë vendosi të dhëna të rreme në ditarin operativ, gjegjësisht në kolonën e të dhënave për operatorin, futi të dhënat e tij dhe të dhënat e të denoncuarit dytë, ndërsa nga ditari i vjetër operativ hoqi faqet, në të cilin i akuzuari i tretë i regjistroi ndërhyrjet e kryera operative më  datë 01.01.2021”, njoftoi SPB Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button